Belgët interes për Shqipërinë, 34 operatorë turistikë njihen me turizmin tonë

Operatorët turistik belg shfaqin interes për turizmin shqiptar. Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermenika në fjalën e mbajtur në Kongresin e Operatorëve Turistikë Belgë ka theksuar se vlerat dhe potencialet që ka Shqipëria në fushën e turizmit janë të shumta, ndërkohë që ka ka apeluar për rritje të bashkëpunimit me operatorët turistikë belgë."Shqiptarët janë gati të ndajnë me turistët e huaj, eksperiencat e veçanta historike, vlerat kulturore, ngrohtësinë, mikpritjen dhe natyrën e ruajtur përgjatë shekujve. Ne ju themi me zemër të hapur: Mirësevini në Shqipëri. Turistët, investitorët, partnerët e biznesit dhe miqtë e Shqipërisë janë gjithmonë të mirëpritur. Ata do të gjejnë ngrohtësinë, krijimtarinë dhe energjinë e shpirtit shqiptar. Shqipëria është shumë më tepër se një destinacion, pasi të ofron kujtime të paharrueshme. Prioritetet e qeverisë në fushën e turizmit, duke u mbështetur te trekëndëshi që ofron përparësi për Shqipërinë, peisazh natyror, mikpritje dhe trashëgimi, me synim përmbushjen e 4 objektivave madhore: përdorimin e turizmit për të gjeneruar të ardhura dhe punësim si edhe zhvillimin e turizmit si mjet në luftën kundër varfërisë dhe faktor i mirëqënies sociale” tha Ministrja.Presidenti i Shoqatës së operatorëve turistik belg “LUCE DE SCHYER” është shprehur i impresionuar me asetet turisitike që ka Shqipëria.“Jemi shumë të kënaqur që jemi këtu.Kemi vetëm një ditë dhe kemi aaritur që të ndjejmë dhe të shijomë mikpritjen e ngrohtë të shqiptarëve,ushqimin shumë të shijshëm dhe të vecantë , verërat e shijshme si dhe historinë emocionuese që ofron vendi. Ne vlerësojmë shumë edhe klimën e vendit tuaj. Sot kemi diskutuar sesi të sjellim turistë belg në vendin tuaj, pasi ofron shumë por duhet edhe një marketing i mirë pasi vendi juaj nuk njihet shumë” u shpreh ai.Në Kongresin e operatorëve turistikë belg merrnin pjesë 34 operatorë nga agjensi të ndryshme.