“Dezerton” dhe Ndoka? Dua të jap kontributin në mbështetje të mazhorancës

Mazhoranca edhe pse ka arritur shifren e artë prej 84 mandatesh në të ardhmen mund te ketë edhe voten e Nard Ndokës, kryetarit të PDK aktualisht në opozitë i cili u zgjodh deputet në 23 qershor nga listat e Partisë Demokratike. Deklarata u bë në emisionin Tonight Ilva Tare, ku Ndoka shprehu qartë se shumica do të kishte edhe mbështetjen e tij.“Kam një histori opozitare, tre vite pjesë e asaj opozite e shoh me gjakëftohtësi, madje do të dëshiroja që edhe unë të jepja kontributin tim për të mbështetur mazhorancën”tha ai.Në debatin e djeshëm për radikalizimin e opozitës ish-ministri i Drejtësisë, Enkeled Alibeaj, shpreu bindjen se bojkoti do t’i shërbente më së miri opozitës."Jo vetëm është një rrugë e zgjedhur me dashje direkt nga ana e PD dhe kryetari i saj Lulzim Basha, por besoj se kjo është një sjellje që jep frytet e veta më shpejt” u shpreh Alibeaj.Ndërkaq analisti, Lorenc Vangjeli, tha se mazhoranca duhet të ishte konsultuar për shtyrjen e ligjit për administratën civile."Përgjegjësia duhet parë edhe tek shumica, është gjithmonë mazhoranca e cila duhet të shtrijë urat e komunikimit. Qeveria e zotit.Rama e përgatiti pothuajse në fshehtësi këtë akt normativ".Ndërsa deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, e konsideron të pajustifikueshëm veprimin e opozitës."Edhe deklarata që bën Sali Berisha, kryetari de fakto i PD, por edhe ato që thotë Lulzim Basha janë qëndrim politik i tyre që duan ta radikalizojnë historinë. Gjetën këtë moment të ligjit të shërbimit civil dhe duan të krijojnë një raport të ri me vetëveten dhe me grupin e vet parlamentar"u shpreh ai.