Skandali i anijeve për skrap. Pas denoncimit të Ora News, dy të arrestuar
Te pakten 10 persona jane shoqeruar nga policia per te zbardhur misterin e anijeve qe hyne ne basenin e portit te Durresit ne menyre te jashteligjshme,duke pasur destinacion copetimin e tyre dhe perdorimin per skrap. Pas arrestimit te 2 personave,pritet qe zinxhiri i arrestimeve te shtohet duke pasur parasysh faktin se ne kete çeshtje mund te jene perfshire dhe elemente apo struktura te tjera.Deklarata e kreut te anitikontrabandes, Denion Mejdani, se informacioni per venien ne dijeni te kesaj strukture per prezencen e anijes ushtarake malazeze ,nuk eshte dhene nga autoritetet perkatese, po investigohet me kujdes per te pare nese kemi te bejme me një shkelje proçeduriale apo diçka tjeter.Nje dite me pare policia e Durrësit ka vënë në pranga 2 persona, te akuzuar për kontrabandë. Eduard Kulla 47 vjeç, pronari i anijes "Tabakosky" dhe Emiljano Gjepali 34 vjeç, kapiten i rimorkiatorit "Aleks 1", që ka ankoruar anijen "Tabakosky" në Portin e Durrësit janë vënë në pranga.Sipas policisë së qytetit bregdetar, anija "Tabakosky" është ankoruar rreth orës 12:00 të ditës së djeshme në portin e Durrësit, duke përdorur ndihmën e rimorkiatorit "Aleks 1", pasi Autoriteti Portual nuk i kishte miratuar hyrjen në port. Pas hetimeve, ka rezultuar se për këtë anije nuk janë kryer proçeduarat e zhdoganimit. Anija kishte mberritur nga Mali i Zi në Durrës me qëllim shitjen për skrap.