Rikualifikim urban i bllokut tek dogana, Basha: Përmirësojmë jetën e 12 mijë banorëve

Me një investim prej 195 milionë lekësh, Bashkia e Tiranës ka nisur “Rikualifikimin Urban të Bllokut tek Dogana”, zonë që ndodhet midis rrugës së Durrësit, unazës së madhe të Tiranës, lumit të Lanës dhe komunës së Kasharit.Ky bllok përbëhet nga ndërtime të pas vitit ’92. Rrugët janë pothuajse në gjendje natyrore, me rrugica të ngushta, pa kanalizime dhe të pakalueshme për banorët në kohë reshjesh. Përveç ndërtimit të rrjetit rrugorë do të ndërtohet rrjeti i kanalizimeve, ndriçimi rrugorë, sinjalistika dhe pothuajse në të gjitha rrugët e bllokut do të ndërtohen trotuare.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i pranishëm në nisjen e punimeve ka shprehur kënaqësinë e nisjes së urbanizimit të këtij blloku që do t’u shërbejë 12 mijë banorëve të Tiranës.“Sot bashkë me banorët e bllokut më periferik të Tiranës perëndimore, blloku që njihet si te dogana, po mbikëqyrim nisjen e punimeve me një sipërfaqe prej 37 ha të këtij blloku, që do të ndikojë drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës në mbi 12 mijë banorëve, fëmijëve, të moshuarve dhe familjarëve të kësaj zone. Personalisht jam i kënaqur që shoh nisjen e këtij projekti, pasi ky në fakt është edhe përfundimi i urbanizimit të një blloku të ri të qytetit tonë që përbëhet mbi 99 % nga banesa të reja, të cilat kanë qenë subjekt i ligjit për legalizimin.”-u shpreh kryebashkiaku Basha.Duke e konsideruar si një tjetër premtim të mbajtur para banorëve urbanizimin e këtij blloku banimi, kryebashkiaku Basha i kërkoi kryeministrit të mbajë premtimin e tij për legalizim falas të këtyre shtëpive.“Ne sot mbajmë fjalën, me nisjen e këtij projekti dhe unë së shpejti do të kthehem për të inspektuar ecurinë e punimeve dhe besoj brenda një kohë të shkurtër përfundimin e tyre, që do të ndryshojë cilësinë e jetës së banorëve sepse do të bëjë të mundur jo vetëm furnizimin normal me ujë, ndërtimin e kanalizimeve, asfaltimin, trotuaret dhe ndriçimin, por do të bëjë të mundur po kështu një cilësi të re të jetës urbane për të gjithë banorët e zonës përreth. Uroj që me mbajtjen e këtij premtimi nga ana e Bashkisë, të nisë edhe premtimi i zotit kryeministër për të përfunduar pa lekë legalizimin e atyre që s’janë legalizuar dhe për t’ju kthyer lekët atyre që i kanë paguar ato”- tha Basha.