Ministria e Mjedisit kontrolle të materialit drusor, gjoba dhe sekuestrime

Në zbatim të urdhërit të Ministrit të Mjedisit“Për kontrollin e transportit të materialit drusor” si dhe planit të veprimit të hartuar për këtë qëllim, grupe pune të Ministrisë së Mjedisit dhe strukturat e varësisë së Shërbimit Pyjor kanë ushtruar kontrolle në disa prej akseve rrugore kryesore në të cilët qarkullon materiali drusor.Konkretisht në akset Tiranë-Lezhë-Shkodër-Pukë; Tiranë-Dajt-Bizë; Elbasan-Librazhd, Elbasan-Gjinar; Pogradec-Qafë Thanë–Bishnice, janë kontrolluar rreth 15 mjete që transportonin lëndë drusore dhe për mungesë dokumentacioni dhe transport të paligjshëm të materialit drusor janë bllokuar e sekuestruar 4 mjete(1 në Shkodër, 1 në Lezhë, 1 në Tiranë dhe 1 në Elbasan).Sasia e materialit drusor të sekuestruar është rreth 80 meter stere dru zjarri. Ndaj kudravajtësve janë vendosur 4 gjoba me vlerë në total 4 milionë lekë. Kontrollet do të vazhdojnë në të gjitha akset rrugore duke bashkëpunuar ngushtë dhe me strukturat e Policisë së Shtetit.