100 punonjës dy muaj pa paga, Bashkia Prrenjas nuk ka fonde për administratën
Prej dy muajsh, punonjesit e administrates se bashkise se Prrenjasit nuk po terheqin pagat,per shkak te problemeve te renda financiare me te cilat po perballet ky institucion.Bllokimi i fondit nga Ministria e Financave, si dhe niveli i ulet i mbledhjes se taksave ndaj biznesit, jane dy prej arsyeve kryesore te kesaj situate.Kryetari i bashkise Prrenjas, Bajazit Karriqi, shprehet se 100 punonjes nuk jane pagur per muajt korrik-gusht, nderkohe qe edhe per shtatorin pritet te kene te njejtin fat. Karriqi thekson se pavaresisht se administrata eshte ne gjendje te veshtire ekonomike, perpjekjet per sherbimet ndaj qytetareve nuk kane munguar.Fenomeni i mospagesës së administratës bashkiake është i përhapur edhe në Bashki të tjera në qarkun e Elbasanit. Në gjendje të vështirë janë bashkitë e Gramshit, Peqinit dhe e Cerrikut.Masën më ekstreme për të përballuar mospagesen financiare e ka marrë bashkia e Gramshit, duke reduktuar personelin administrativ në më shumë se 50% të kapacitet normal, që duhet të ketë një Bashki.