Kukës, automjeti humb kontrollin, plagosen 5 persona

5 persona kanë mbetur të plagosur në një aksident që ka ndodhur në qytetin e Kukësit. Të lënduarit kanë qënë duke udhëtuar në të njëjtin automjet.Ngjarja ka ndodhur në rrugën që të nxjerr nga qyteti i Kukësit, konkretisht në afërsi të spitalit rajonal, kur punëtorët e një kompanie që merret me ndërtim, janë përfshirë në aksident.Sipas uniformave blu, aksidenti ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit të automjetit tip "Fiat" me targë AA.28.CC. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 shtetas për të cilët policia jep vetëm inicialet.Një prej të plagosurve është 14 vjeç. Drejtuesi i automjetit, Arian Nikolli, 36 vjeç mësohet se nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa është shoqëruar në polici. Të gjithë janë në spitalin rajonal dhe janë jashtë rrezikut për jetën.