Policia operacion anti-drogë në Shosh, banorët e zonës qëllojnë me armë zjarri

Një operacion i policisë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në komunën Shosh në zonën e Dukagjinit në Shkodër është shoqeruar me të shtëna armësh.Policia nisi aksionin mëngjesin e sotëm, duke ndërhyrë me helikopter në komunën eShoshit për të pikasur parcelat e mbjella me hashash, por banorët e zonës mësohet se kanë qëlluar me armë në drejtim të helikopterit.Policia nuk e konfirmon këtë lajm, por burime të Ora News bëjnë të ditur se ka pasur të shtëna armësh.