Ministri Bushati takon homologët nga Serbia dhe Kroacia

Në kuadër të sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u takua në Nju Jork me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë z. Ivan Mrkic.Në takim u diskutua mbi mundësinë e intensfikimit të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe të turizmit mes dy vendeve. Gjithashtu, u vlerësua mundësia për të thelluar dialogun për çështje ende të pazgjidhura.Ministri Bushati parashtroi nevojën për të patur lëvizshmëri më të lartë të studentëve dhe kërkuesve shkencorë nga të dy vendet. Gjithashtu, Bushati vuri theksin në projekte infrastrukturore që lidhin vendet e Ballkanit Perëndimor.Palët ndanë pikëpamjen që pas marrëveshjes Serbi-Kosovë, tashmë ekziston një realitet i ri që duhet shfrytëzuar. Të dyja palët vlerësuan pozitivisht frymën për një bashkëpunim reciprok dhe që kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon.