Plagosja e 2 të rinjve nga plumbat qorrë, banorët e fshatit Derviçan në protestë

Banorët e fshatit Derviçan në qarkun e Gjirokastrës kanë protestuar sot pas plagosjes së dy të rinjve mbrëmjen e djeshme.Banorët theksojnë se ndihen të kërcënuar nga të shtënat me armë që vijnë nga fshati Lazarat dhe kanë kërkuar nga shtetërore që të ndërhyjnë.Dy të rinj, 18 dhe 19 vjeç janë plagosur në orët e mbrëmjes në fshatin Derviçan të Gjirokastrës si pasojë e plumbave qorrë të cilat vinin nga fshati Lazarat.Dy të rinjtë, Spiro Kolla dhe Fotaq Ksera, janë plagosur nga plumbat qorrë teksa ishin duke luajtur para kishës së fshatit. Fatmirësisht të rinjtë kanë marrë mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Banorët e Lazaratit, ku prej vitesh nuk hyn dot policia qëllojnë me armë shpesh për të mbrojtur plantacionet me kanabis në fshatin e tyre.