Ambasadori Rokans takon Gjoshën: Greqia mbështetje për integrimin
Ambasadori i Greqisë në Tiranë Leonidas C. Rokans ka shprehur angazhimin e vendit të tij për të përkrahur dhe nxitur zgjerimin e Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria.Në një takim me ministren e integrimit Klajda Gjosha , ambasadori grek vlerësoi rëndësinë e projektit TAP si një aspekt të rëndësishme të bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e energjetikës.Ambasadori grek premtoi gjithashtu nxitjen e iniciativave Adriatiko-Jonian gjatë presidencës greke në BE vitin e ardhshëm.Ministria Gjosha e falënderoi Ambasadorin grek për përkrahjen dhe mbështetjen e Shqipërisë nga Greqia në proceset e integrimit evropian."Është shumë mirë kur mëson se Shqipëria ka miq, fqinjë dhe vende dashamirëse që na kanë ndihmuar dhe do vijojnë të na ndihmojnë në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian tha më tej gjatë takimit ministrja e Integrimit europian.