Nishani dekreton datën 3 nëntor për zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Korçë
Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekretoi datën 3 nentor 2013 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë Korçë pas dorëheqjes së Niko Peleshit, i emëruar tashmë si zëvendëskryeministër në kabinetin “Rama”.Lajmi është konfirmuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili përmes një komunikate për mediat “ informon se zgjedhjet per kryetar te bashkise se Korces do te zhvillohen ne daten 3 nentor 2013, kjo referuar Drekretit te Presidentit te Republikes”.Për Korçën, një prej bashkive më të mëdha në vend garojnë për Partinë Socialiste nënkryetari aktual i këtij institucioni, Sotiraq Filo, nga Partia Demokratike rektori i Universitetit të Korçës, Gjergji Mero dhe Brikena Zeneli nga Fryma e Re Demokratike.Kjo Bashki është fituar nga Partia Demokratike në vitin 2003 dhe pas katër vjetësh u rimor nga Partia Socialiste. Niko Peleshi fitoi edhe në zgjedhjet e 8 majit 2011 mandatin e dytë në këtë pozicion, të cilin e la në shtator.Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë fituar me një diferencë të thellë përballë koalicionit të djathtë në qytetin e Korçës.Ndërkohë të martën në orën 15:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:- Projekt-vendim: “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të Bashkisë Korçë, të datës 03.11.2013.- Projekt-vendim: “Për miratimin e modelit të vulës së KZAZ-së, KQV-së, Kryetarit të KQV-së dhe vulës rezervë për KQV-në, që do të përdoren për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Korçë, të datës 03.11.2013.- Projekt–vendim:“Për miratimin e materialeve zgjedhore dhe dokumentacionit të administrimit të materialeve zgjedhore, që do të përdoren për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Korçë, të datës 03.11.2013.- Projekt-vendim: “Për caktimin e partive politike që kanë të drejtë të paraqesin propozime për anëtarë të KZAZ-së nr.71, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Korçë, të datës 03.11.2013.- Projekt-vendim: “Për miratimin e procedurës për hedhjen e shortit për caktimin e partisë që do ë propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së nr.71, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Korçë, të datës 03.11.2013.- Projekt-vendim: “Për shpalljen e rezultatit të shortit mes partive politike për caktimin e partisë që do ë propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së nr.71, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Korçë, të datës 03.11.2013.- Projekt –vendim: “Për miratimin e modeleve të kandidimit që do të përdoren për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Korçë, të datës 03.11.2013.