Aksidentet rrugore, dy viktima dhe 1 i plagosur në Fushë Krujë dhe Durrës

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore të ndodhura mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë dhe Durrës.Një çift bashkëshortësh janë përplasur nga një furgon mallrash në Fushë Krujë ku për pasojë ka humbur jetën 24-vjeçarja Entela Bakalli,ndërsa është plagosur rëndë bashkëshorti i saj Bardhyl Bakalli.Çifti ka qënë anës rrugës në pritje të një automjeti transporti kur është goditur nga furgoni. Nga ana e policise është bërë ndalimi i drejtuesit të mjetit dhe bëhet me dije se shkak për këtë aksident është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga ana drejtuesit.Ndërkohë edhe në qytetin e Durrësit është shënuar një tjetër aksident me pasojë vdekje.Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit ku automjeti me targa AA 133 DK me drejtues 34-vjeçarin Afrim Kapllani ka përplasur  një person i cili po udhëtonte me biçikletë.Goditja ka rezultuar fatale për 45 vjeçarin Teme Myrtaj i cili nuk ka mundur të mbijetojë.Nga ana e policisë është bërë ndalimi i drejtuesit të mjetit dhe kanë nisur hetimet.