Spaho: Qeveria e re presion mbi institucionet e pavarura, do mbrojmë administratën
Situata e tensionuar mes mazhorancës së re dhe opozitës së re në parlament, nuk është taktikë e kësaj të fundit për të qenë protagoniste, por një lloj revanshizmi që mazhoranca aktuale ka nisur ndaj opozitarizimit. Kështu deklaroi në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, deputeti demokrat Edmond Spaho. Duke folur mbi rolin që PD dhe aletatët e saj do kenë në legjislativin e vendit, Spaho tha se opozita do jetë aty për të mbrojtur trashëgiminë që la në 8 vite qeverisje por dhe për të bërë çdo përpjekje ligjore në mënyrë që ato çfarë ju premtuan nga mazhoranca e majtë qytetarëve shqiptarë të realizohen.“Nuk ka taktikë të opozitës për të marrë avantazhe nga mazhoranca. Ne kemi kaluar në opozitë, jemi pregatitur të jemi një forcë opozitare konstruktive që përfaqëson të gjithë shqiptarët dhe interesat e tyre. Ne do jemi në parlament jo vetëm për të mbrojtur trashëgiminë tonë në dy mandatet e qeverisë, por do jemi forcë që do bëjë të gjitha përpjekjet ligjore në mënyrë që çka ju premtua qytetarëve shqiptarë të realizohen. Ne nuk mund të pranojmë të përballemi me etiketime të viteve zero apo tokës së djegur për kohën që kjo mazhorancë po fillon të qeverisë. PD ka arritje të sukseshme, në fushën e ekonomisë, integrimit, gjithashtu jemi në Kuvend për të dhënë mbështetjen tonë për të shtyrë përpara integrimin e vendit dhe më këtë nuk kam parasysh ftesën në dhjetor, por të gjithë atë që do ta shoqërojë mbrapa, plotësimi i reformave. Për fat të keq ne u ndeshëm në një qëndrim të panevojshëm, që nisi që para prezantimit të programit të qeverisë. Kryeministri në fjalën e tij në vend që të merrej me programin lëshoi sulme dhe akuza ndaj opozitës, PD dhe drejtuesve kryesorë të saj. Arriti të thotë që “ne nuk kemi marrë mandat tu falim juve”. Çfarë duhet të na falë ne ai? Gjuha e presionit me ne nuk ka për të shkuar. Po ashtu edhe në fjalën përmbyllëse jo vetëm që nuk mori në konsideratë kritikat e opozitës, por shtoi dozen e kërcënimit duke thënë se “nuk e keni parë ende dhunën e vërtetë”tha ai.Ndërsa ju referua vizitës dyditore të Kryeministrit Rama në Bruksel, Spaho tha se edhe kërkesat e parashtruara nga përfaqësuesit ndërkombëtar kishin si kryefjalë raportet konstruktive me opozitën. Ndërkaq nënkryetari i Kuvendit shprehu vendosmërinë e grupit parlamentar të PD për tu dhënë mbrojtjen juridike dhe institucionale nënpunësve të administrates ndaj çdo revanshi të pushtetit.“Edhe në vizitën që bëri në Bruksel tre ishin kërkesat që iu parashtruan, raportet konstruktive me opozitën, si pikë themelore për ecjen përpara të vendit në rrugën drejt BE. Sikurse përpjekjet për këtë proçes dhe garancitë që nuk do të preken institucionet. Kemi një administratë publike të trajnuar, të shkolluar. U shkarkuar sekretarja e Ministrisë së Integrimit menjëherë pas kthimit të Ramës nga Brukseli. Ligji për statusin e nënpunësit civil është një nga kushtet e BE. Ne bëmë çështë e mundur të miratonim këto ligje. U miratuandhe tani duhen respektuar. Statusi i nënpunësit civil nuk mund të preket. Ky ligj për të cilën opozita e djeshme ra dakord ta miratojë me kusht që nuk do të hyjë në fuqi deri në tetor, ka nisur të shkelet. Ne jemi të vendosur për tu dhënë mbrojtjen juridike dhe institucionale nënpunësve të administratës. Jo vetënm kaq, por ka përpjekje për sulme ndaj institucioneve, si Presidentit, prokurorit të përgjithshëm. Marrim rastin e heqjes së fotografisë së presidentit Nishani nga zyrat e shtetit, s’bëhet fjalë për heqjen e fotografisë së një personi, por është shkelje e Kushtetutës së vendit. E njëjta gjë ndodhi edhe me vendimin për caktimin e fondeve për Ministrinë e Energjitikës. Të gjitha këto janë shenja që kjo mazhorancë e ka nisur me këmbën e gabuar” u shpreh Spaho.I gjithë ky presion ndaj opozitës e ka burimin tek ajo që PS dhe kryetari i saj e trumbeton si fitore plebishiptare, por që sipas Spahos kjo fitore nuk është në ato përmasa që kjo parti pretendon, sepse koalicionet mund të ndryshojnë dhe gjithë kjo eufori të zerohet brenda një dite.“I gjithë presioni e ka burimin tek fitorja plebishqiptare të PS në zgjedhje, por kjo nuk është dhe kaq fitore plebishiptare, PS ka marrë një deputet më pak se në 2009. Koalicionet një ditë të bukur mund të ndryshojnë në një të dielë, fare mirë partia që mbështet Ramën në një të hënë të bukur t’ia zerojë të gjithë këtë eufori zotit. Rama. Fituesi në fjalë sot është tolerant. Por ne nuk jemi nga ato forca që tërhiqemi nga presioni” tha më tej ai.Mbrojtja e trashëgimisë së qeverisjes së djathtë, nxitja e integrimit të vendit, mbrojtja e institucioneve, por dhe shpalosja e alternativës për një rikthim sa më të shpejtë në pushtet me votën e qytetarëve, janë objektivat që opozita e djathtë i ka vënë qëllim vetes në këtë legjislaturë të re parlamentare. Përkundër braktisjes së sallës së parlamentit ne seancen e pare te prezantimit te programit, Spaho garanton se terminologjia bojkot nuk do të zërë vend tek deputetët demokratë dhe aleatët e tyre.“Që ti gëzosh të drejtat në parlament duhe t të marrësh pjesë në të,ka pasur një qëndrim përpjashtues nga opozita e majtë në Kuvend, bori e tambure, bllokimi i Kuvendit, këto nuk janë sjellje të pëlqyeshme, janë veprime të bazuara në një axhendë politike që kishte opozita e djeshme për të ardhur në pushtet me çdo mjet. Ne do jemi në Kuvend, për të mbrojtur trashëgiminë tonë, për të nxitur integrimin e vendin, mbrojtjen e institucioneve nga çdo revanzh dhe fshesë e pushtetit. Por jemi dhe për të shprehur alternativën tonë. Disa prej tyre nuk janë premtime të mbajtshme, ne s’jemi për ta orientuar vendin drejt qorrsokakut. Ne jemi të gatshëm të miratojmë çdo nismë ligjore për plotësimin e premtimeve, por ne jemi të gatshëm për të dhënë dhe opsionet tona për çdo çështje dhe kemi jo pak ekspertizë në mënyrë që ti shërbejmë ecjes përpara të vendit. Një opozitë cilësore nuk varet nga numrat, jemi në gjendje të bëjmë një opozitë të plotë. Në grupin parlamentar të opozitës ka kapacitetet të mjaftueshme për të përballuar me dinjitet çdo debat në Kuvend.Ne nuk jemi forcë politike e prirur drejt bojkotit, largimi në seancën e prezantimit të programit ishte në shenjë proteste ndaj Ramës. Nuk mund të hidhen poshte arritjet e qeverisë demokratike” përfundoi nënkryetari i Kuvendit Edmond Spaho.