Aksident pranë rrethrrotullimit të Vorës, përmbyset makina, 2 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2013, 20:53
Dy persona mbeten të plagosur në një aksident rrugor të regjistruar mbrëmjen e sotme. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 pranë rrethrrotullimit të Vorës, ku një automjet tip ‘Alfa Romeo’, me targa AA154DL u përmbys në rrugë.Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy personat që udhëtonin në automjet, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, ndërsa janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe pamundësia e drejtuesit për të mbajtur nën kontroll mjetin.