Punimet te Kryeministria, Rama: Kontribut vullnetar, zero lekë nga buxheti i shtetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2013, 20:05
Ndërsa ndodhet në një vizitë disaditore në New York, kjo nuk e ka penguar kryeministrin Edi Rama për të mbajtur të informuar publikun lidhur me punimet në Kryeministri. Në një set prej 13 fotosh Rama sjell në rrjetin social fb punimet sot para Kryeministrise.














Në përgjigje te deklaratës së ish-zëdhënëses së kryeministrit Berisha në lidhje me shpenzimet që po bëhen për të kryer punimet në godinën e Kryeministrisë, kryeministri Edi Rama sqaron se punimet po kryen mbi planin origjinal italian dhe për to nuk është shpenzuar asgjë nga buxheti i shtetit.
Ish-zëdhënësja e KM, Erla Mëhilli reagoi “ashpër” mbi fotot e publikuara dje nga kryeministri Edi Rama, një album i titulluar “Kryeministria siç nuk e keni parë". Në një reagim në “Facebook”, ajo përgënjeshtron fotot e kryeministrisë, pasi sipas saj gjendja në kryeministri nuk ka qenë aspak e tillë, por është “katandisur” këto ditë.








