Ndërtimet pa leje, policia e Tiranës bllokon dy pallate në ndërtim

Policia e Tiranës ka bllokuar punimet e dy pallateve në ndërtim, pranë Liqenit Artificial në kryeqytetit pasi mendohet se janë pa leje ndërtimi.Pronarit të ketyre dy objekteve, emri i të cilit nuk bëhet me dije, i është kërkuar një ditë më parë një leje ndërtimi, por ky i fundit nuk ka vënë në dispozicion të autoriteteve asnjë dokument.Kaq ka mjaftuar që strukturat e komisariatit të policisë nr 1 të vinin shiritat bllokues të punimeve, të cilat mësohet se kishin nisur rreth 2 javë më parë.Paralelisht me bllokimin e ndërtimeve nga ana e uniformoave blu të Farkës ka nisur proçedimi penal nën akuzën e ndërtimit pa leje për përfaqësuesin e firmës së që po ndërtonte dypallatet, shtetasin Agron Shehu.Zona e Kodrave të Liqenit është një ndër zonat më problematike për ndërtimet pa leje, pasi gjatë kësaj jave uniformat blu bllokuan punimet në dy kate te ndërtuara ne një pallat pranë Kopshtit Zoologjik.Ndalimi i punimeve në këto 2 pallate këtë të dielë, është ndërhyrja e 12-te e policisë se Tiranës pas nisjes se aksionit për bllokimin e objekteve te ndërtuara pa leje ne te gjithë vendin.