Aksidentohet familja në Milot, vdes kryefamiljari, plagoset gruaja dhe 3 fëmijët

Një i vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor në Rrugën e Kombit.Ngjarja ka ndodhur në aksin Rrëshen-Milot, ku katër automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar plagosjen e 5 pjesëtarëve të të njëjtës familje.Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital por fatkeqësisht 45-vjeçari Bashkim Rama ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.Gjithashtu mësohet se në gjendje të rëndë ndodhet edhe bashkëshortja e tij Vera Rama 35 vjeç e cila është dërguar drejt Spitalit Ushtarak ndërsa 3 fëmijët e çiftit  Nina Ramaj 19 vjeç, M.R. 5 vjeç  dhe D.R. 13 vjeç, ndodhen në spitalin e Lezhës.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe forcat e policisë, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.