“Luftë” për Kryeministrinë, Berisha: Po mbush xhepat me para; Rama: Ç'vulgaritet
Edi Rama dhe Sali Berisha kanë replikuar në rrjetet sociale në distancë për ndërhyrjet në selinë e Këshillit të Ministrave. Debatit tashmë të nisur prej ditësh i është bashkuar i pari ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në profilin e tij në facebook të 6 fotografive të Kryeministrisë të cilat i ka shoqëruar me një koment me titullin: Një akt tjetër urrejtje dhe babëzie i Edvinit!
"Në mjediset e Kryeministrisë gjatë këtyre viteve, janë pritur shtetarë të shumtë, madje edhe më të rëndësishëm të botës. Me kënaqesi mund t’ju pohoj, se ata kanë shprehur vlerësim pozitiv për mjediset, sallat, zyrat, korridoret dinjitoze të ndërtesës me arrendimin e tyre, jo luks, por elegant dhe me shije.Gjatë viteve, me investime modeste, prokurime sipas ligjit, mjediset brenda dhe jashtë ndertesës, janë mbajtur shumë mirë. Muajin e fundit zyrtarët e Kryeministrisë me porosinë time, kanë bashkëpunuar çdo ditë me stafin e Ramës për një dorëzim materiali sa më të rregullt”e nis Berisha komentin në Facebook ndërsa më tej vijon:
“Por, Edvini, sapo hyri në Kryeministri, nisi pa asnjë prokurim, punimet në të katër anët, brenda dhe jashtë ndërtesës. Kështu, u rrëzuan mure, suvara, u shqepën parkete, tapete, perde, emblema dhe ai vetë i fotografoi ato. Dhe këto foto, ua serviri qytetarëve, sikur kjo ishte ndërtesa e qeverisë që mori në dorëzim nga armiku i tij dhe natyrisht, për të justifikuar punimet pa prokurime me të cilat mbushën xhepat, siç bëri si ministër i Nanos dhe kryetar bashkie.Fotot poshtë, tregojnë të vërtetën, por ato mbi çdo gjë dëshmojnë karakterin e vërtetë të Edvin Kristaq Ramës, neobllokmenit në krye të ekzekutivit shqiptar!” përfundon Berisha.
Një akt tjetër urrejtje dhe babëzie i Edvinit! (6 foto)





Ndërsa Berisha sulmoi me foto edhe Rama është mbrojtur me të tilla. Ai ka postuar në profilet e tij në rrjetet sociale disa fotografi të cilat i shoqëron me komentin: “Kryeministria siç nuk e keni parë!”
“Keqardhje për reagimet jodinjitoze lidhur me publikimin e fotove të mjediseve të kryeministrisë, prej atyre qe për vite kanë hyrë çdo ditë në këtë godinë, po s'kanë pasur sy për të parë rrënimin, pisllëkun e shijen gjithnjë e më vulgare që kanë pllakosur një vend kaq të rëndësishëm të punës në shtetin shqiptar, që përpos të tjerash është edhe një prej godinave me vlerën më të rëndësishme historike e arkitektonike të vendit tonë”- vijon me tej komenti Ramës.
KRYEMINISTRIA SIÇ NUK E KENI PARE (2) (33 foto).

































