Rama me Bono: S'them më shumë, po kushedi shihemi në Tiranë
Ceremonia e martesës së miliarderit 83-vjeçar Xhorxh Sorros, një filantrop dhe përkrahës aktiv i krahut politik liberal, në të cilën ishte i ftuar edhe kryeministri Edi Rama mes 500 të ftuarve të tjerë duket se i ka shërbyer edhe për takime me personalitetet pjesmarrës nga e gjithe bota.Mes tyre këngëtari i njohur irlandez i grupit Bono Vox, të U2. Përmes rrjetit social facebook, Kryeministri ka publikuar tre foto me këngëtarin teksa bën një bisedë miqësore, ndërsa paralajmëron dhe një ardhje të Bono-s në Tiranë.
S'them më shumë po kushedi shihemi në Tiranë”, është shënimi i kryeministrit Edi Rama.Shënimi vazhdon me një shënim në anglisht, siç duket një fjali e thënë nga këngëtari Bono Vox me famë botërore.“It's time to come back and celebrate peace in the region after the Sarajevo ëar concert!”, (Është koha për tu kthyer dhe për të celebruar paqen në rajon, pas koncertit të luftës në Sarajevë).