Kakavijë, sekuestrohet 3.5 kg heroinë, arrestohet 36-vjeçari

Policia kufitare në Kakavijë ka sekuestruar 3.5 kg heroinë ndërsa ka ndaluar edhe transportuesin e drogës.Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se droga u gjet gjatë kontrollit në automjetin tip Benz me targa AA 811 GL i cili drejtohej nga 36-vjeçari Eduard Nazati nga Berati.Sipas policisë, droga e ndarë në 7 pako u gjet e fshehur në brendësi të sediljes së pasmë të pasagjerit.Menjëherë policia Kufitare e Kakavijës ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit si dhe të një pasagjeri që udhëtonte me të por pas hetimeve rezultoi se pasagjeri nuk ishte i implikuar në trafikun e drogës.Sipas policisë, drejtuesi i automjetit e kishte blerë lëndën narkotike në Berat dhe do ta trafikonte në Athinë.Ndërkohë, Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër po punojnë intesivisht me homologët grekë dhe me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat për zbardhjen e rrjetit të këtij trafiku.Ndërkaq materialet në ngarkim të 36-vjeçarit do ti kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale të Trafikut Ndërkombëtar të lëndëve Narkotike.