Basha uron Merkel: Fitorja, vlerësim për reformat që kanë fuqizuar ekonominë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar kancelarin gjermane Angela Merkel për triumfin e partisë së saj CDU, në zgjedhjet e përgjithshme  që u zhvilluan të dielën në Gjermani.Sipas Bashës, fitorja e CDU-së është një vlerësim për reformat që kanë fuqizuar ekonominë.“Urime kancelares Merkel përtriumfin e madh dhe spektakolar të CDU-së. Gjermania rol me rëndësi në rigjallërimin e Eurozonës” ka theksuar Basha.Krue i Partisë Demokratike gjithashtu i ka shprehur mirënjohjen kancelares Merkel për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë.“Shpreh vlerësim dhe mirënjohje për ndihmën personale të kancelares Merkel dhe CDU-së për Partinë Demokratike. Mbetem shumë i angazhuar për të zgjeruar bashkëpuniminnë rrafshin dypalësh dhe në kuadër të Partive Popullore Europiane” ka shtuar Basha.Ndërsa e ka cilësuar Merkelin një mike të vendit dhe kombit tonë si dhe një mbështetëse të integrimit të Shqipërisë në bashkimin Europian, Basha është shprehur se dëshira e çdo qytetari shqiptari është të mirëpresë  kancelaren gjermane në Tiranë.