Aksident në aksin Lushnje-Fier, përplaset për vdekje këmbësori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2013, 17:46
Një person ka humbur jetën ndërsa është përlasur pasditen e sotme nga një automjet. Ngjarja e rëndë u regjistrua në aksin rrugor Lushnje-Fier, pranë fshatit Rrapëz, ku shtetasi Ilo Gega 69 vjeç, teksa kalonte autostradën është përplasur nga mjeti. Drejtuesi i makinës është përpjekur t’i japë ndihmën e parë të moshuarit, duke e transportuar drejt spitalit, por Gega nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra duke ndërruar jetë rrugës. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë.