Koka akuza "Berishës" për mjedisin: Burimet natyrore janë keqpërdorur

Ministri i mjedisit Lefter Koka e ka cilësuar si të patolerueshme situatën mjedisore në vend ndërsa ka akuzuar qeverinë e kaluar se ka dëmtuar mjedisin.  Duke folur në finalizimin e aktiviteteve të organizuara me rastin e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, Koka ndërsa shprehu angazhim maksimal të institucionit që ai drejton për t`i kthyer mjedisit rëndësisnë që meriton.“Fakti është, që për vite me rradhë qeveritë kanë anashkaluar rëndësinë sociale, ekonomike dhe humane të mbrojtes së mjedisit. Si ministër i Mjedisit ju garantoj se do bëj ç`është e mundur ti rikthehej çdo qyteti apo komune në vend pastërtinë dhe bukurinë që vetë natyra jua ka falur.  Gjendja në të cilën ndodhemi sot është e patoluershme ndaj nevojiten masa të menjëhershme, eficente dhe të hartuara në konsensus të plotë me njësitë e qeversisjes vendore, sektorin privat si dhe faktore të tjerë të përshfirë në proces. Ju garantoj se angazhimi im do të jetë maksimal për ti dhënë rëndësinë e duhur edukimit mjedisor duke ndikuar drejtpërdrejtë në përmirësimin e të gjithë parametrave mjedisore” tha Koka.Aktivitetet me rastin e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë u organizuan në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, Bashkinë e Tiranes, Shkodrës dhe Fierit, Ministrinë e Transporteve, Projektin Selea, OJF mjedisore dhe kishin në qender teëvemendjes orientimin e qytetarëve drejt mjeteve alternative të lëvizjes, duke “braktisur” automjetete për një qytet sa më të pastër dhe më pak të ndotur nga smogu.