Durrës, vetëvaret në oborrin e shtëpisë 25-vjeçari, policia nis hetimet

Gjendet i vetëvarur një i ri në qytetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të rezervuarit në lagjen Nr. 15, ku 25-vjeçari Florian Zhupa është gjetur i vetëvarur në oborrin e shtëpisë së tij.25-vjeçari dyshohet të jetë vetëvarur, ndërkohë që grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.