Tiranë, grabitet një pike karburanti në rrugën "Pjetër Budi", plagoset roja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2013, 11:00
Grabitet një pikë karburanti në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë.Persona të armatosur dhe me maska pasi kanë plagosur rojen e karburantit kanë marrë paratë dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.Mësohet se u plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.