PAMIE mbështet Ramën: Të drejtat e minoriteteve universale, s‘varen nga numri

Partia Aleanca Maqedonase për Integrim Europian përfshihet në debatin mes Partisë Demokratike dhe kryeministrit Rama për minoritarët. Në një reagim për mediat kjo parti thotë se të drejtat e minoriteteve janë universale dhe nuk varen nga numri i popullësisë së minoriteteve.Duke i dalë në krah kryeministrit Edi Rama, sekretari i Aleancës Maqedonase Vasil Sterjovski thotë se kjo parti do të mbështesë të gjitha përpjekjet e tij për të çuar vendin në familjen europiane.Partia Aleanca Maqedonase për Integrim Europian ka theksuar mbështetjen e kësaj aleance për nënshkrimin e një marrëveshje ndërshtetërore mes Shqipërisë dhe Maqedonisë për mbrojtjen reciproke të dy komuniteteve.