Rama i ftuar në martesën e miliarderit George Soros

Investitori miliarder, George Soros, 83 vjeçar, që është edhe filantropist dhe mbështetës aktiv i çështjeve të politikës liberale, do të martohet sot me 42 vjeçaren, Tamiko Bolton, në pronën e tij afër qytetit Nju Jork.Ceremonia e martesës, në të cilën pritet pjesëmarrja e më se 500 të ftuarve, mbahet sot, raporton agjencia Reuters.Mes të ftuarve raportohet se do të jetë edhe presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, dhe disa liderë të jashtëm, përfshirë Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë, Hendrik Ilves, president i Estonisë, Ellen Johnson Sirleaf, presidente e Liberisë, e të tjerë. George Soros dhe Tamiko Bolton u njohën në një pritje në vitin 2008, ndërsa fejesën e shpallën pas katër vitesh.Nusja Bolton është e diplomuar e Universitetit Utah, dhe ishte këshilltare dhe ndërmarrëse, që ka punuar në sektorin shëndetësor dhe të arsimit.Sipas revistët Forbes, pasuria e zotit Soros vlerësohet rreth 20 miliardë dollarë. Kjo është martesa e tij e tretë, ndërsa Bolton martohet për të dytën herë.