Shkodër, përkujtohet Pjetër Arbnori, aktivitete për politikanin dhe shkrimtarin

Me disa fragmente nga letrat e burgut, organizatorët e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori” kanë "sjellë"në Shkodër në një veprimtari përkujtimore politikanin dhe shkrimtarin Pjetër Arbnori, i cilësuar si “Mandela i Shqipërisë” dhe i nderuar me titullin e lartë Nderi i Kombit, pas vdekjes.Ka qene e bija e tij, Flora Arbnori, e cila para te pranishmeve ka falenderuar nderin qe i bëhet figures se babait te saj.Në veprimtarinë në përkujtim të Pjetër Arbnorit,veç familjareve,merrnin pjese bashkevuajtës të tij, qytetarë,si dhe mjaft artistë të njohur nga qarku i Shkodrës. Pjetër Arbnori ishte një nga figurat më të shquara të rezistencës antikomuniste dhe nderroi jete në Napoli të Italisë, ku kishte shkuar për t'u mjekuar, në korrik të vitit 2006, në moshen 71-vjeçare.Në vitin 1962 ai u dënua me vdekje, dënim që iu shndërrua me një burgim të gjatë 28 vjeçar në burgun famëkeq të Burrelit. Ai u lirua nga burgu në vitin 1989 dhe menjëherë u lidh me lëvizjen demokratike që kishte nisur në Shqipëri. Pjetër Arbnori u bë një nga figurat e njohura të Partisë Demokratike, deputet i saj për pesë legjislatura si dhe kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.