Jeta pa shpresë e një jetimi në Lezhë, lypja në rrugë, zgjidhja për të jetuar
Pa strehë, pa përkrahje dhe pa mbështetjen e institucioneve. Ky fat e shoqëron jetën e Tomorr Shollës, një jetimi nga Lezha që nuk e ka ndjerë kurrë dorës e ngrohtë mbi shpatullat e tij. Ai jeton duke lypur dhe ndihmën e xhamisë së Lezhës, por kurrë nuk ka reshtur.Lëmosha e qytetarëve dhe ndihmat që mundësojnë përfaqësuesit e xhamisë së Lezhës janë të vetmet të ardhura me të cilat ai mbijeton.Por, vështirësisë sapo kanë filluar për 28 vjeçarin. Aktualisht, ai strehohet në një barake të ngritur pranë një familjeje tjetër, por kjo nuk i jep asnjë garanci për vazhdimësi.Tomorr Sholla ka statusin e jetimit, por kurrë nuk ka gëzuar asnjë përfitim prej tij, ndaj edhe ai u bën thirrje bizneseve apo institucioneve për t’i dhënë mundësi.Tomorr Sholla është mosbesues përballë institucioneve që duhet të përkrahin jetimët si ai për të përballuar vështirësitë që jeta u nxjerr përpara.