FMN zbarkon nesër në Tiranë, ekspertizë inventarit të “Berishës”

Ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar pritet të mbërrijnë nesër në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ekspertët pritet që të sjellin në vendin tonë konkluzionet mbi ecurinë ekonomike dhe gjendjen financiare të vendit.Përfaqësuesit e FMN pritet që të realizojnë takime me personalitetet më të larta të vendit, duke nisur me guvernatorin Ardian Fullani, Ministrin e Financave Shkëlqim Cani, kryeministrin Edi Rama si dhe me përfaqësues të opozitës.Shpesh gjatë fushatës kryeministri Rama ka kërkuar rikthimin e marrdhënieve me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ndërkohë që në 8 vite të qeverisjes Berisha, FMN ka pasur vetëm mision këshillues në Shqipëri.Nëse qeveria e re do të riktheje marrëdhëniet me këtë institucion mjaft të rëndësishëm financiar atëherë ekonomia do të detyrohet që të vendoset nën masa të rrepta. Fondi Monetar Ndërkombëtar pritet që të diskutojë me përfaqësuesit më të lartë të politikës në vend në lidhje me situatën aktuale të financave dhe masat emergjente që duhet të merren.Institucionet financiare ndërkombëtare kanë kërkuar jo pak herë që të bëhet kujdes me nivelin e borxhit publik, i cili është përcaktuar si i rrezikshëm për vendin.Duke marre parasysh zhvillimet dhe rrethanat e reja qe derivuan nga kriza globale financiare dhe me qellim ndermarrjen e politikave te duhura ne periudhen ne vijim, autoritetet financiare te vendit e çmuan te nevojshem qe te ndermerret nje tjeter vleresim i sektorit financiar dhe per kete iu kerkua asistencen e institucioneve te mesiperme.Përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar pritet të japin këshillat përkatëse edhe në lidhje me buxhetin e vitit të ardhshëm, por edhe nismat që janë parashikuar në programin e socialistëve. Përfaqësuesit e qeverisë së re shpesh kanë akuzuar opozitën se e kanë lënë buxhetin në gjendje shumë të keqe.