Ministri Bushati zhvillon takim prezantues me stafin e MPJ

Sot në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministri i ri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një takim prezantues me stafin e këtij institucioni.Në fjalën e tij, z. Bushati falenderoi gjithë punonjësit e Ministrisë së Jashtme për punën e kryer deri tani. Ai më tej vuri theksin tek disa nga prioritetet e politikës së jashtme që tashmë janë të përfshira në programin e Qeverisë së re, duke nënvizuar se objektiv kryesor mbetet integrimi i vendit në Bashkimin Europian dhe një prezencë të re të Shqipërisë në rajon.Pas takimit prezantues me stafin, Ministri Bushati zhvilloi një takim të veçantë me drejtorët e MPJ-së, ku u njoh me punën dhe kompetencat e çdo drejtorie, me aktivitetet më të afërta të MPJ-së por edhe me problematikën e Ministrisë së Jashtme dhe sfidat e ardhshme.Ministri Bushati prezantoi sot dhe kabinetin e tij, një staf krejtësisht i ri, të edukuar në shkollat perëndimore, që do të sjellin një energji të re në punën e diplomacisë.Bushati- Mijatovic, vlerësohet progresi i Shqipërisë në drejtim të garantimit të lirisë së mediasMinistri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati priti sot në takim Përfaqësuesen e OSBE-së për Lirinë e Shtypit, znj. Dunja Mijatovic, e cila ndodhet në Tiranë për ndjekjen e punimeve të Konferencës së Evropës Juglindore për Mediat.Përfaqësuesja e OSBE-së e uroi Ministrin Bushati për detyrën e re dhe vlerësoi vullnetin e Qeverisë për përmirësimin e mëtejshëm të legjislacionit në fushën e lirisë së mediave në funksion të garantimit të mediave të lira, të ndershme dhe të paanshme.Ministri Bushati vlerësoi qasjen objektive të znj. Mijatovic në trajtimin e çështjeve të lirisë së shtypit në hapësirën e OSBE-së, dhe në Shqipëri në veçanti. Ai siguroi përfaqësuesen e OSBE-së për një bashkëpunim të vazhdueshëm me zyrën e saj, me synim përmirësimin e standardeve ligjore të së drejtës së informimit për të gjithë qytetarët.Bushati vuri theksin në rëndësinë e përafrimit të legjislacionit shqiptar mbi lirinë e medias sipas standardeve të KiE-së dhe OSBE-së, si një nga kriteret për avancimin drejt integrimit në BE.