Tahiri shkarkon Erzen Breçani, emërohet Arben Hysenaj

Shkarkimi i parë zyrtarë nga radhët e policisë së shtetit dy ditë pas ardhjes së tij në krye të ministrisë së brendshme Sajmir Tahiri e ka firmosur për Erzen Breçanin. Zënkat midis ministrit dhe ish-nëndrejtorit të policisë së Tiranës Breçani kanë qënë mjaft të njohura për opinionin publik në disa raste.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka emëruar sot si zëvendësdrejtor të Policisë së Tiranës, Arben Hysenajn. Para marrjes së kësaj detyre, Arben Hysenaj mbante postin e zv/drejtorit të policisë në Dibër.Hysenaj ka mbajtur poste të ndryshme në Policinë e Shtetit dhe është një officer karrierre në strukturat e rendit. Burimet nga Policia e Shtetit kanë bërë të ditur se, Breçani është emëruar zëvëndësdrejtor në Policinë e Dibrës.Shkarkimi i Breçanit në një farë mënyrë ishte i paralajmëruar, pasi një ditë më parë ai nuk ishte i pranishëm në  takimin që ministri i brendshëm Tahiri pati me drejtuesit më lartë të policisë së shtetit dhe qarqeve.Gjithashtu  ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, ka emëruar edhe dy këshilltarë të tij për rendin dhe sigurinë. Bajram Yzeiri dhe Nikoll Rica do të jenë këshilltarët e Tahirit.  Yzeiri ka qenë nga data 12 qershor 1991 deri më 4 dhjetor 1991, Ministër i Rendit Publik. Ai ka mbajtur poste të ndryshme edhe në polici.Ndërsa Nikoll Rica është me profesion avokat. Këshilltar për median do të jetë Florion Serjani, ish-zëdhënës i kësaj ministrie deri në vitin 2005 dhe më pas gazetar në media të ndryshme