Naço takim me kreun e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryeprokuroin Llalla

Takimin e parë të ditës së dytë të punës së tij në krye të Ministrisë së Drejtësisë, Ministri Naço e nisi me Gjykatën Kushtetuese.Në këtë takim ai u prit nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, Shefi i Kabinetit,  Aleksandër Toma dhe Sekretari i Përgjithshëm, Kujtim Osmani.Në fokus të takimit ishte puna për reformën e Gjykatës Kushtetuese, për të cilën të dy palët dhanë miratimin e tyre.Nga ana e tij, kryetari i Gjykatës Kushtetuese kërkoi një mbështetje më të madhe buxhetore, me qëllim funksionimin sa më të mirë të këtij institucioni.Një nga pikat e diskutimit ishte edhe reformimi i sistemit të drejtësisë, për të cilën Ministri u shpreh se reforma legjislative do të jetë gjithëpërfshirëse. Ai theksoi se bashkëpunimi mes institucioneve të Drejtësisë për këtë qëllim do të jetë i ngushtë.Naço takim me Prokurorin e PërgjithshëmGjithashtu Ministri i Drejtësisë është takuar prkurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Qëllimi i takimit ishte bashkërendimi i luftës kundër korrupsionit, ndryshimet në legjislacion dhe përmirësimi i punës së institucioneve të drejtësisë në vend.Kryeprokurori  Llalla dhe Ministri Naço ndanë mendime për sa i përket nevojës për ndryshime ligjore , konkretisht në ligjin për Prokurorinë e Përgjithshme, ndryshimet e nevojshme në Kodin e Proçedurës Penale dhe në Kodin Penal, për të cilat Kryeprokurori dha mbështetjen e tij të plotë.Ministri u shpreh se  një bashkëpunim i frytshëm ndërinstitucional do të sillte edhe më shpejt rezultate në fushën e drejtësisë. Ndryshimet ligjore janë të nevojshme për të mundësuar hetimin e rasteve të korrupsionit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, theksoi ministri.