Meta: S’e kam gjetur foton e Nishanit në zyrën e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i shfaqur së fundmi si një figurë që synon neutralitetin politik ka vendosur të mos ia prishë as aleatit aktual në qeveri, por as presidentit që i dha votat një vit më parë për tu zgjedhur në krye të shtetit duke vendosur në zyrën e tij krahas portetit të Bujar Nishanit edhe portetin e Ismail Qemalit.Meta gjithashtu ka zbuluar një detaj që ka të bëjë me paraardhësen e tij dhe raportet me zotin Nishani.“Sa i takon kësaj, kjo nuk duhet keqkuptuar sipas mendimit tim. Nuk mund ta heq portretin e presidentit nga zyra e kryetarit të Kuvendit, sepse nuk e kam gjetur portretin e tij në këtë zyrë, por do ta vëmë javës tjetër foton e tij në zyrën e Kuvendit, në respekt të asaj që përfaqëson Kuvendi dhe të asaj që përfaqëson presidenti në kushtetutë, ashtu sikurse do të vëmë kudo portretin e themeluesit të shtetit tonë, Ismail Qemalit” tha Meta.Komentet z. Meta i bëri pas takimit me ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Massimo Gaiani ku është diskutuar për mbështetjen e shtetit Italian në rrugën integruse të Shqipërisë por edhe forcimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe senatit Italian