Tregu tek ish-uzina "Dinamo", sot priten kontrolle nga Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë pritet të kryejë sot kontrolle për kushtet higjeno sanitare në tregun “Dinamo” në Tiranë.Tregtarët e ish-uzinës “Dinamo” kanë kundërshtuar mbrëmë vendimin e bashkisë së Tiranës për largimin e tyre nga këto ambjente dhe zhvendosjen e tyre në autostradë.Policia bashkiake ka shkuar në orët e vona të mbrëmjes për të larguar tregtarët, por këta të fundit nuk kanë pranuar dhe kanë bërë rezistencë. Sipas bashkisë zhvendosja bëhet për shkak të mungesës së kushteve higjeno sanitare të tregut.Aksioni i policisë bashkiake është shoqëruar me përplasje mes tregtarëve dhe punonjësve të bashkisë, ndërsa në ndihmë të këtyre të fundit kanë ardhur edhe efektivë të policisë së Tiranës. Pas përlasjeve disa tregatrë janë shoqëruar në polici.Pas disa orë negociatash, tregu është hapur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa pritet që sot Ministria e Shëndetësisë të kryejë kontrolle për kushtet higjeno sanitare.Më shumë për konfliktin te tregu i ish-Uzinës “Dinamo”