Vijon protesta tek Fakulteti i Ekonomisë

Sdutentët e fakultetit ekonomik kanë vijuar protestën për ngritjen e një godine pa leje në territorin e këtij institucioni. Studentët janë mbështetur edhe prej rektorit të Universitet të Tiranës, Dhori Kule, i cili u shpreh se beteja e nisur do të ketë fitore.Sipas Kules objektet janë pa leje dhe ligji duhet të veprojë sa më parë pasi në këtë mënyrë po shkelet dinjiteti i Universiteteve.Ndërkohë që një tjetër ndërtim pa leje është denoncuar në këtë protestë. Sipas rektorit të Universitettit të Tiranës një tjetër ndërtim po ngrihet në hapësirën ku do të fillojnë punimet për kampusin universitar.Protesta e studentëve ka nisur që prej datës 2 shtator dhe aktualisht në Fakultetin Ekonomik është ndërprerë dhënia e provimeve, ndërkohë që rrezikohet edhe fillimi i vitit të ri universitar.Pedagogë e studentë janë shprehur se protesta e tyre do të zgjasë deri në zgjidhjen e plotë të këtij problemi.