Shoqata “ALSAR”, ndihmon 2000 fëmijë jetim

Shoqata “ALSAR”, që nga themelim i saj ka synuar të jetë përkrah fëmijëve në nevojë. Në prag të viti të ri shkollor, kjo shoqata ka menduar për 2000 fëmijë jetim në të gjithë vendin për tu dhënë dhurata veshmbathje në mënyrë të tillë që të ndjejnë përkrahjen e njerëzve pas dhimbjes së përjetuar nga humbja e njërit apo e të dy prindërve. Kryetari i Shoqatës “ALSAR”, Mehdi Gurra, tha se shoqata alternative e së ardhmes ka shtuar ndjeshëm përkrahjen ndaj këtyre fëmijëve, duke e rritur numrin nga 30 në 2000 për këtë vit.Gjithashtu Shoqata ALSAR në bashkëpunim me bashkinë e Bahxhëlalrit në Stamboll do të ofrojë bursa për 20 nxënës që duan të studiojnë,  por nuk kanë mundësi financiare. Gjithashtu shumë prej tyre, ata me rezultate më të mira, do të ndjekin studimet edhe në Turqi.Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë edhe deputetë të parlamentit turk, Xhemal Jellmaz Demir dhe kryetari i bashkisë së Baëxhëllarit Stamboll, Lokalm Cawrixhi. Fëmijët patën mundësi të shijonin disa orë me aktivitete artistike.