Rrëshqitje dherash në Rrugën e Kombit

Rruga e Kombit është kthyer në rrugë një kalimshme për shkak të rrëshqitjeve dhe shembjeve të dherave.Një masiv gurësh ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në mes të rrugës në vendin e quajtur Kolsh.E gjithë situata ka krijuar një anomali në qarkullimin e mjeteve pasi policia ka devijuar lëvizjen e mjeteve, vetëm në kahun që është i kalueshëmNë vendngjarje kanë shkuar ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve të cilat po punojmë për hapjen e rrugës.Reshjet e shiut, rrëshqitje dhe përmbytje në DurrësReshjet e shiut të rëna përgjatë gjithë natës kanë rikthyer rrëshqitjen e dherave dhe përmbytjet në qytetin e Durrësit.Masivet e dheut të rëna përgjatë rrugës në zonën e Kodër-Vilës të qytetit bregdetar kanë shkaktuar mjaft probleme për banorët e zonës.Gjithashtu si pasojë e përmbytjeve ka pasur probleme edhe në zonën ish-Kënetës, Shkozet dhe Plazh.Ndërkohë mësohet se si pasojë e reshjeve të shiut, mëngjesin e sotëm është vështirësuar puna edhe në portin e Durrësit.