Berisha mesazh në Facebook. Uron nxënësit e mësuesit për vitin shkollor

Ish kryeministri Sali Berisha ka uruar përmes një mesazhi në profilin e tij në Facebook nxënësit dhe mësuesit për diten e parë të shkollës.“Të dashur miq, sot në shkollat tona publike dhe private nisin garën e dijes mbi 600 mijë femijë, te reja e të rinj. Le t’u urojmë ne së pari vogëlusheve dhe vogëlushëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës dhe të gjithë nxënësve e nxënëseve një vit shkollor të mbarë, plot shëndet, mbarësi dhe suksese në mësime” shkruan Berisha.Një urim të përzemërt, Berisha dërgon edhe për të gjithë miqtë e rrjetit social që ulen sot në bankat e shkollës, duke iu uron ata lart e më lart në garën më të bukur e më fisnike të njëriut, garën e dijes.“Përshëndetje të përzemërta dhe admirimin tonë mësueseve dhe mësuesëve tanë, misionarëve fisnik të dijes dhe edukimit të femijeve tanë si dhe të gjithë prindërve që përcjellin sot fëmijët e tyre në shkolla. Urime!!” shkruan Berisha