Rama vizitë në Bruksel, takon zyrtarë të BE-së dhe të NATO-s

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka udhëtuar sot në Bruksel ku do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian. Rama do të zhvillojë takime edhe në NATO, organizatë në të cilën Shqipëria është anëtare.Një ditë më parë, Rama mori zyrtarisht postin pas betimit te presidenti Bujar Nishani. Qeveria e tij u mblodh mbrëmë për herë të parë, ku mori edhe vendimet e para.Ndryshimet në ligjin për trajtimin e integruar të mbetjeve urbane, të cilat çojnë në ndalimin e importit të mbeturinave, ishte vendimi i parë i qevrisë së re.Po ashtu qeveria e Ramës ka vendosur që në zyrat dhe institucionet e shtetit, në vend të fotos së presidentit të Republikës të vihet ajo e Ismail Qemalit, figurës kyçe në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Vendimi i tretë i miratuar, ka qenë Kodi Etik Ministror.Kryeministri mblodhi qeverinë menjëherë pas betimit te presidenti Bujar Nishani, ndërsa më parë kishte marrë edhe votbesimin e parlamentit.