Viti i ri shkollor, Korçë, nxënësit romë pa tekste
Të fillosh ditën e parë të shkollës me çantë në sup, por pa libra e fletore. Kështu e kanë filluar këtë vit të ri shkollor rreth 300 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” në qytetin e KorçësSipas drejtoreshës Elsa Metko mospajisja e nxënësve me tekste shkollore ka ardhur për shkak të vonesës së fondeve nga donatorët e huaj dhe nga institucionet arsimore.Metko thotë se bashkia e Korçës ka dhënë një fond prej 100 mijë lekësh të reja për blerjen e teksteve shkollore.Stafi i kësaj shkolle po i ndihmon nxënësit të pajisen me tekstet e vjetra derisa të marrin tekstet e reja shkollore.Në shkollën 9-vjeçare “Naim Frashëri” këtë vit shkollor janë ulur në banka 300 nxënës kryesisht të komunitetit rom, ndërkohë që ende nuk dihet se kur këta nxënës do të marrin pajisen me tekstet e reja