Prezantohet ministri Erion Veliaj: Do qajmë çdo hall të qytetarëve

Siç nuk ka ndodhur më parë, ish ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, nëpërmjet një ceremonie i ka dorëzuar detyrën Ministrit të Mirëqësnies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.

“I uroj zotit Erjon Veliaj punë të mbarë, suksese, të jetë i palodhur dhe në shërbim të qytetarëve shqiptare, sidomos të atyre që jetojnë në varfëri ekstreme, që kanë probleme të familjes, të dhunës”, deklaroi Ksera.

Ministri Veliaj, falenderoi zotin.Ksera dhe stafin për punën e bërë përgjatë këtyre viteve dhe u tha qytetarëve që do të jetë i gatshëm dhe i duruar për të degjuar hallet e tyre.

“Falënderoj zotin Ksera për shërbimin dhe gjithçka që ka bërë në këtë ministri. Punonjësit këtu duhet të gjejnë kohë për të qenë vullnetarë në institucionet që kemi në varësi. Të bëhet misionar dhe kontribuues në institucionet vullnetare që menaxhojmë. Shqipëret kanë halle, nuk do të mund të zgjidhim çdo hall por do qajmë çdo hall që ata kanë” tha ai.

Veliaj viziton komunitetin rom