Durrës, nis takimi i 5-të Rajonal i Presidentëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2013, 09:00
Ka nisur sot në Durrës, takimi i 5-të rajonal i presidentëve. Takimi i përvitshëm i katër Presidentëve të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë do të zhvillojë punimet për dy ditë në hotel “Adriatik”.Tematika kryesore, rreth së cilës do të diskutohet në këtë Samit të pestë të radhës është: “Përqasje për shfrytëzimin praktik të mundësive për bashkëpunim rajonal më efikas”.Synimi i këtij takimi është gjetja dhe shfrytëzimi i mëtejshëm i fushave me interes të përbashkët që çojnë drejt forcimit të marrëdhënjeve të fqinjësisë së mirë dhe nxitjes së bashkëpunimit rajonal midis 4 vendeve.Ky bashkëpunim është një mekanizëm thelbësor që ndikon pozitivisht në përmbushjen e aspiratës se përbashkët eurointegruese të vendeve fqinje.