Bashkia e Tiranës: Janë marrë të gjitha masat për vitin shkollor
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor Bashkia e Tiranës premton se të gjitha objektet shkollore do të jenë në kushte shumë të mira.Drejtori i Ndërmarrjes nr. 3 Alfons Muça ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për restaurimin dhe mirëmbajtjen e shkollave të kryeqytetit. Sipas Muçës në të gjitha shkollat kushtet që do tu ofrohen nxënësve do të jenë më të mira se një vit më parë.“Me fillimin e vitit të ri shkollor 2013-2014, Bashkia e Tiranës ka marrë të gjithë masat për restaurimin, mirëmbajtjen dhe rikonstruksionin e një pjese të madhe të shkollave të Tiranës. Kemi mundësuar rikonstruksionin e 4 shkollave të kryeqytetit, nga të cilat 2 kanë përfunduar dhe janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor, ditën e nesërme, përkatësisht shkollat “Ibrahim Brahja” dhe “Murat Toptani”. Janë në proces rikonstruksioni dhe pritet të përfundojë semestrin e dytë të vitit të ri shkollor shkolla “Niket Dardani” dhe “Eqerem Çabej”. Gjithashtu kemi bërë restaurimin dhe mirëmbajtjen e plotë të të gjithë objekteve shkollore që ka qyteti i Tiranës. Pritet që kushtet në të gjithë shkollat e Tiranës, të jenë shumë më mirë se viti i kaluar” ka theksuar Muça.Ndërkohë në lidhje me raportin e ASHR-së sipas të cilit 4 shkolla kanë probleme dhe duhet të mbylleshin, Muça ka shpjeguar se janë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara.“Kemi pasur lidhje dhe kontakte të herëpashershme me të gjithë autoritetin e Shëndetit Publik, kemi marrë masa, kemi bërë evidente dhe kemi realizuar të gjithë detyrat që ata kanë lënë. Kjo është një ndër ato shkolla, “Siri Kodra”, e cila është përmendur nga Autoriteti i Shëndetit Publik dhe është bërë restaurimi i plotë i kësaj shkolle” tha MuçaNesër në të gjithë vendin nis procesi mësimor në shkollat fillore ,nëntë-vjeçare dhe të mesme.Ndërkohë që në universiteti mësimi nis në javën e parë të tetorit.