Japin dorëheqjen nga posti Prefekti i Korçës dhe Beratit
Jep dorëheqjen nga posti, Prefekti i Korçës, Andrea Mano.Në një deklaratë për mediat, Mano theksoi se dorëheqja e tij bëhet pas largimit të qeverisë së djathtë e cila kryesohej nga Sali Berisha.Ai theksoi se nuk do të kandidojë për kryetar të bashkisë së Korçës pas dorëheqjes së Niko Peleshit ndërsa shtoi se do të vijojë të japë kontributin e tij në Partinë Demokratike.“Motoja ime të zbatoja ligjin. S’mund të përfaqësoj më PD, pasi qeveria u ndryshua. Unë nuk do të rikandidoj për kreun e bashkisë. Verdikti u dha kur unë kandidova 2 vite më parë” deklaroi Mano.Vetëm pak orë më vonë ka ardhur edhe dorëheqja e Prefektit të Beratit, Bujar Hoxhaj, dorëheqje të cilën ia paraqiti me shkrim kryeministrit të vendit Edi Rama. Hoxhaj i njohur si aktivist i PD-së e drejtoi institucionin që prej vitit 2010, ndërsa është Prefekti i dytë demokrat që jep dorëheqjen brenda ditës.