Qeveria 82 vota pro, 55 kundër. Miratimi pas dy ditësh debate në kuvend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2013, 15:00
Pas një maratone shume të gjatë dy ditore, mes debatesh dhe replikash të shumta, ditën e sotme në orën 16:20 minuta, në kuvendin e Shqipërisë është bërë votimi i qeverisë së re, PS – LSI dhe programit të ri qeverisës.Ky votim është bërë me 82 vota pro dhe 55 vota kundër.Në seancën e votimit të qeverisë mungonin 3 deputetë. Deputeti Sali Berisha i Partisë Demokratike, deputeti Vasil Bici, i qarkut të Lezhës, i cili ka lënë mandatin e PD-së dhe deputeti Vangjel Dule i PBDNJ-së.Ndërkohë që menjëherë pas votëbesimit në parlament, qeveria “Rama”, e ka marrë urimin e saj të parë, nga Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi.Në një intervistë për mediat , në ambientet e jashtme të kuvendit të shqipërisë, ambasadori i BE-së u shpreh:
“Do doja ti uroja shumë suksese kabinetit qeveritar dhe Kryeministrit, për të gjithë sfidat që duhet të përmbushin që janë transformime, transformime dhe që kanë të bëjnë me shqiptarët. Duke afruar këtë mjedis më të mirë për shqiptarët rruga drejt Brukselit do jetë me e arritshme.Komenti im i parë është që nesër do nisë një vizitë dyditore në Bruksel dhe anëtarët e qeverisë do shpjegojnë atje programin e qeverisë. Ndërkohë që gjëja e parë që më shkon në mendje janë pritshmëritë shumë të mëdha të shqiptarëve. Janë këto pritshmëri për transformime, të artikuluara nga përfaqësues të popullit dhe njerëz të ardhur nga krahë të ndryshëm.Do doja të siguroja kryeministrit për mbështetjen e institucioneve të BE-së dhe kam përshtypjen që kjo do jetë dhe mbështetja që ai do marrë që nga vizita e tij nesër në Bruksel! Komenti im përfundimtar: punë të mbarë”, përfundoi mesazhin e tij, ambasadori Sequi.Gjatë seancës së sotme, përpara votimit për qeverinë dhe programin e saj, kanë diskutuar krerët e grupeve parlamentare në kuvend, Ilir Meta kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Edi Paloka, kreu i grupit parlamentar për PD-në dhe Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar për PS-në. Kurse në fund fjalën përfundimtare e ka mbajtur kryeministri i ri, Edi Rama.Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar në emër të grupit parlamentar të LSI-së mbështetjen e plotë për qeverinë e re dhe të programit të saj qeverisës.Duke folur në sallën e Kuvendit, Meta ftoi kolegët e tij demokratë të votojnë pro programit të qeverisë së re.Meta: Mbështesim fuqimisht programin e kësaj qeverie, sepse në fokusin kryesor të saj është punësimi
“Është kënaqësi e veçantë për mua që, në emër të Grupit Parlamentar të LSI-së, të shpreh mbështetjen tonë më të plotë për qeverinë e re të Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe për Kryeministri e ri, zotin Edi Rama. Ne besojmë se kjo qeveri i ka të gjitha mundësitë për të realizuar këtë program mjaft ambicioz, që pritet të votohet sot nga ky Kuvend. Kjo është një qeveri që përbëhet nga shumë anëtarë të rinj, të cilët do të kenë mundësinë të investojnë energjitë, ëndrrat e tyre, pasionin e tyre në shërbim të një programi për modernizimin e vendit dhe progresit të shoqërisë sonë. Kjo qeveri, si asnjë tjetër në historinë tonë, ka më shumë zonja dhe duke u uruar sksese të gjitha atyre në detyrat e rëndësishme që kanë, njëkohësisht shpreh dëshirën që kjo gjë të reflektohet në të gjitha nivelet e qeverisë dhe qeverisjes.Kam dëgjuar këto dy ditë vërejtje të ndryshme lidhur me programin e kësaj qeverie. Jam i sigurt se edhe ata, të cilët e kanë shkruar këtë program, sot do të reflektonin dhe jam i bindur se kjo do të ndodhë në veprimtarinë e tyre të përditshme. Por nuk mund ta kuptoj se si mund të atakohet kaq shumë si një premtim jashtëzakonisht jo realist ai i hapjes së 300 mijë vendeve të reja të punës, kur një premtim po kaq i përafërt është bërë nga ata që e kritikojnë, për hapjen e 250 mijë vendeve të reja të punës, kur të dhënat makro-ekonomike të vendit janë të njëjta për të dyja palët. E përmenda këtë për të thënë se nuk ka program perfekt dhe njëkohësisht nuk ka qeveri perfekte, por çelësi i suksesit është vullneti për t’u përmirësuar çdo ditë; është aftësia për të qendruar çdo ditë me këmbë në tokë, për të prekur realitetin, për të takuar hallet dhe shqetësimet e qytetarëve, për të parë se si funksionojnë institucionet dhe për të reflektuar, duke përmirësuar vetveten çdo ditë edhe më shumë.Duke dëgjuar diskutimet e shumë kolegëve këtu, më mbeti thellë në mendje ajo që tha zoti Selami, i cili, me sa duket, na ka sjellë edhe pak më shumë urtësi nga përtej Atlantikut. Pikërisht ai kurthi ku biem shpesh edhe ne politikanët shqiptarë, ku na pëlqen më shumë të shkatërrohemi nga lëvdatat, sesa të shërohemi nga kritikat. Unë besoj se duke qenë gjithmonë të hapur ndaj kritikave, aq më tepër nga opozita dhe nga ato brenda vetes; aq më tepër nga shoqëria civile, nga mediat, nga grupet e interesit apo nga ata, të cilët na kanë votuar dhe na monitorojnë çdo ditë në sjelljen tonë, ne do të arrijmë të përmirësohemi çdo ditë dhe do të arrijmë suksesin e garantuar në përmbushjen e këtyre objektivave ambicioze të kësaj qeverie të re. “Vendi ka nevojë për reforma kyçe”, tha me shumë të drejtë deputeti i opozitës, zoti Dashamir Shehi, dhe një nga këto, pa diskutim është reforma administrative, që ka qenë prioritet i qeverive socialiste në të kaluarën, por nuk ka ndodhur për shkak të votave në Parlament; ka qenë edhe i PD-së, dhe përsëri nuk ka ndodhur për këtë arsye. Ejani të bashkojmë vullnetin tonë dhe t’i japim vendit sa më shpejt një reformë administrative efikase, e cila rrit qeverisjen vendore dhe përmirëson shërbimet ndaj qytetarëve tanë.Vendi ka nevojë për reforma mjaft të rëndësishme në fushën e drejtësisë, e cila është një fushë kyçe për të gjithë progresin e vendit, për transparencën e qeverisjes, si dhe njëkohësisht për zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e besimit të investitorëve vendas dhe të huaj. Natyrisht, edhe drejtësia është një fushë ku progresi pa bashkëpunimin midis maxhorancës dhe opozitës, midis qeverisë dhe Presidentit, midis qeverisë dhe të gjitha institucioneve të tjera të pavarura, nuk mund të jetë i suksesshëm. Pa dyshim, të gjitha reformat përmblidhen në një fjalë kyçe dhe magjike, që mbetet ajo e integrimit. Ndaj, unë do t’i ftoja në mënyrë të veçantë kolegët e Partisë Demokratike, e cila është një forcë politike me të cilën Lëvizja Socialiste për Integrim ka bashkëqeverisur gjatë këtyre 4 vjetëve në interes të integrimit të vendit, kur ka pasur arritje, edhe pse të kufizuara, për arsye të mungesës së bashkëpunimit midis maxhorancës dhe opozitës, që të vijojnë të kontribuojnë në këtë proces, pasi është një proces jetik për vendin, është një proces jetik për të gjithë qytetarët tanë, është një proces jetik jo vetëm për socialistët, por edhe për demokratët e për mbarë shqiptarët, si dhe është në nderin e Partisë Demokratike, që ta forcojë kontributin e saj pozitiv në këtë drejtim, sepse ne duhet të mësojmë nga gabimet e njëri-tjetrit dhe jo t’i përsërisim ato.Ne e mbështesim fuqimisht programin e kësaj qeverie, sepse në fokusin kryesor të saj është punësimi, gjë që nuk mund të arrihet pa një partneritet të fuqishëm midis qeverisë dhe të gjitha institucioneve me komunitetin e biznesit, gjë që nuk mund të arrihet pa bërë një reformë të rëndësishme të ristrukturimit të modelit tonë ekonomik, duke menaxhuar më mirë se deri më sot të gjitha resurset dhe burimet tona natyrore, duke i dhënë njëkohësisht prioritet rritjes së prodhimit vendas, uljes së importeve, rritjes së eksporteve, në mënyrë që të kemi një ekonomi sa më të shëndetshme. Gjatë fushatës elektorale nuk jam angazhuar vazhdimisht për të bërë premtime për rritje rrogash dhe pensionesh. Madje, më vjen keq që nuk ndodhet këtu, zoti Berisha, edhe në takimet me të përpara se të aprovohej buxheti, kam qenë gjithmonë i rezervuar në vitet e fundit në drejtim të rritjes së rrogave dhe të pensioneve, sepse duke pasur në konsideratë situatën në të cilën ndodhet ekonomia jonë, si rezultat, në mënyrë të veçantë, i situatës rajonale, europiane dhe globale, natyrisht, ndjekja e politikave populiste afatshkurtra është me rreziqe të mëdha afatgjata, jo vetëm për mirëqenien e qytetarëve tanë, por, në përgjithësi, për zhvillimin e ekonomisë sonë kombëtare.Prandaj vëmendja jonë kryesore do të jetë në drejtim të mbrojtjes së vendeve aktuale të punës dhe të hapjes së vendeve të reja të punës, për të cilat besoj se qeveria është e angazhuar në mënyrë të qartë dhe në të gjithë ata sektorë që krijojnë mundësinë për një punësim sa më të shpejtë. Jam i bindur se përmes tri kolonave që janë theksuar edhe në program dhe që dua t’i nënvizoj edhe këtu: të transparencës, të llogaridhënies dhe të gjithpërfshirjes, kjo qeveri dhe kjo maxhorancë do të arrijnë ta realizojnë me sukses këtë program. Jam i bindur se suksesi i këtij programi nuk është thjesht suksesi i kësaj qeverie, nuk është thjesht suksesi i Edi Ramës, por është suksesi i Shqipërisë dhe i të gjithë shqiptarëve në këto kohë të vështira. Ndaj, çdo paralelizëm që bëjmë edhe me vendet fqinje jo vetëm që nuk na ndihmon, por të jemi të sigurt se nuk shkon, sepse jam i bindur që ne i kemi të gjitha mundësitë, të gjitha aftësitë, të gjitha kapacitetet, që të mësojmë edhe nga gabimet e të tjerëve.Njëkohësisht, jam i bindur se përmes kësaj fryme të re që po rrezaton kjo maxhorancë e re, që po rrezaton kjo qeveri e re në Kuvendin e Shqipërisë, ne do të kemi, herët a vonë, edhe kontributin e demokratëve, të cilët edhe sot, edhe dje, nuk munguan ta japin këtu përmes ideve, propozimeve dhe kritikave të tyre, sepse pavarësisht se cili ishte dje në pushtet dhe cili është sot, e cili do të jetë nesër, çdo gjë ndryshon, por Shqipëria nuk ndryshon. Ajo është e të gjithëve.”Më pas fjalën në kuvend e ka marrë, Kryetari i grupit parlamentar, Edi Paloka, i cili ka lëshuar një lum akuzash në drejtim të kryeministrit, Edi Rama.Paloka: Krimi kontrollon Ramën për interesat e tij
“Po shihja pak ditë më parë një kronikë në tv për atë se çfarë po ndodh në zyrën e deputetit Rama në Vlorë. U shfaq një grua që doli nga zyra. -E zgjidha, tha - ua thashë këtyre këtu dhe më thanë “Ik se e ke të zgjidhur”. Kështu ndodhi edhe me disa të tjerë mbrapa. Hynin dhe pastaj dilnin të lumtur. Edhe ata e kishin të zgjidhur, dukej sikur ishte zbuluar papritur vakëfi më i fundit në Shqipëri, dhe kjo ishte zyra e Ramës. Zot na fal! Aje si në një vend magjik, se nuk mund t’i them më, “vend i shenjtë”, mjaftonte të hyje, shprehje dëshirën dhe dëshira realizohej. Nuk është për duartrokitje, është fatkeqësi.Mu kujtuan skenat kur njerëzit e thjeshtë hynin tek zyrat e Sudes dhe dilnin të lumtur me nga një copë letër vetëm se atëherë linin lekët, sot në zyrën e këtij zotërisë, lejnë besimin dhe shpirtin. Fatkeqësi, për ata njerëz, fatkeqësi edhe për të gjithë ne. Unë, isha një nga ata, që përpara zgjedhjeve, pavarësisht disa faktorëve që ishin kundër nesh, kisha bindjen se shqiptarët nuk do ta bënin gabimin të votonin Ramën. Kisha besim dhe bindje se shqiptarët nuk mund të besonin në ccmënduritë që po u premtonte Rama, dhe për më tepër sepse ishte Rama që po ua premtonte. Por gabuam.Një pjesë e shqiptarëve e besuan Ramën, besuan se ky zotëria do të ulë ccmimin e ushqimeve. Besuan se ky zotëria do të ulë ccmimin e energjisë elektrike, besuan se ky zotëria do të ulë taksat për 95% të shqiptarëve dhe do ti heqë fare për biznesin e vogël. Besuan se ky zotëria mund të bëjë edhe legalizimet, jo vetëm shpejt, për pak muaj, por edhe pa para’. Besuan se ky zotëria edhe shëndetësinë mund ta bëjë falas edhe ilaccet po ashtu. E në të njëjtën kohë, besuan se ky zotëria do të ulë borxhin e brendshëm dhe të jashtëm, do të rrisë investimet, do ti bëjë rrogat e policëve më të mëdha se të ministrave, do të kompensojë pronarët, do t’u paguajë ish-të përndjekurve 25 Euro në ditë burgu dhe kjo shumë shpejt.Fatkeqësisht, një pjesë e shqiptarëve i besuan këto. E sigurisht kur ata u bashkuan me ata që e dorëzuan votën përballë dhunës, u bashkuan edhe me ata që e shitën votën për 5 mijë lek apo një thes miell, u bashkuan në fund edhe me ata të përhershmit që thonë: “Vetëm Rama të na udhëheqë, se ne rrimë edhe pa ujë, edhe pa drita, edhe pa bukë”, dhe atëherëm u bënë 1 milionë, shifra që i pëlqen kaq shumë zotërisë ta përmend. U bënë 1 milionë, e ccfarë bëri ky zotëria pasi mori këto 1 milionë vota? Të vetmen gjë që mund të bënte, 1 milionë votat për të menjëherë u kthyen në 1 milionë shuplaka për opozitën.Kështu tha, kështu mendon dhe kështu ëndërron që të jetë. Prandaj pushtetërimi i Ramës filloi me tentativën për të dënuar opozitën. Që në ditën e parë të parlamentit kërkuan me arrogancë të na mohonin të drejtën më elementare, të drejtën për t’u njohur me programin e qeverisë përpara se të diskutonim për të! Fjalët i tha Gramozi, por prapa fliste zotëria. Sidoqoftë u arrit kompromisi për atë ccështje dhe u duk sikur u mbyll. Por, të nesërmen shfaqja e urrejtjes ishte edhe më evidente.Ne ndryshe çfarë mund të ketë ndodhur herë të tjera, këtë herë vendosëm të respektonim solemnitetin e ditës kur do të paraqitej programi i qeverisë sepse besuam se atë solemnitet do e respektonte edhe ai që presupozohej të ishte më i interesuari për të. Por çfarë ndodhi? U gjendëm ne nën agresion. Ky zotëria e urren opozitën, jo vetëm këtë opozitë, por opozitën në përgjithësi. I urren ata që i dalin kundër, që guxojnë ta kundërshtojnë. Prandaj në fakt, ka zgjedhur edhe këta ministra. Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij Parlamenti, që të prezantohet një qeveri, të prezantohet një program qeverisës dhe ministrat të mos guxojnë të thonë asnjë fjalë. As edhe një fjalë.Kur zotëria erdhi këtu dhe bëri atë pjesën sharëse ndaj opozitës, mendova: “Mbase ka gjetur ndonjë strategji, ky do na shajë ne dhe pastaj do të vijnë të gjithë ministrat, secila për Ministrinë e tij do të paraqesë programin. Nuk ndodhi!Dhe kështu do të vazhdojë të jetë, sepse nuk kemi një qeveri. Kemi një njeri atje, që i përket të jetë koka dhe Partia Socialiste e ka gjetur kokën e saj, se dje ishte i shqetësuar a e kemi gjetur kokën apo jo, është ai dhe s’ka të tjerë. Shiheni si i trajton këta ministra. Njërit atje në cep i bërtet kur qesh, i thotë: “Mos qesh”. Sa të fillojë të mos qeshë, i thotë pse s’qesh? Ca të tjerë këtej i përdorë për sekretarë, i thotë ccoja letrat këtij e çoja letrat atij, një tjetër e përdor për t’i sjellë kompiuterin.Kjo është qeveria që do të na drejtojë ne, këto katër vite, jo për faj të tyre, kështu që ti Blush nuk ke pse mërzitesh që nuk u bëre ministër në këtë qeveri se nuk besoj se do t’i bëje dot këto detyra kaq të vështira.Sidoqoftë, ajo që ndodhi në seancën që duhej të ishte seanca e paraqitjes së programit, nuk kishte lidhje me shfryrje instiktive të urrejtjes, jo! Atë ditë ky zotëria e kishte bërë llogari. Atë ditë ky zotëria sulmoi opozitën sepse nuk kishte cc’program t’u paraqiste shqiptarëve. Fyerje në vend të programit, fyerje sepse s’kishte program. Na u shfaq i revoltuar dje, sepse ne pasi kërkuam kohë për t’u njohur me programin, nuk i bëmë pyetje.Por nuk mund të bënim pyetje për diccka që nuk ekziston. Ajo që ne morëm në dorë, ishte një nga fjalimet e tua të fushatës, mbushur me sharje për Partinë Demokratike në njërën anë, dhe mbushur me album fotografish ku burra dhe gra të heshtur ishin përpjekur të pozoni sa më bukur, punë e tyre, por ccfarë kishte midis tyre? Çfarë kishte aty ku duhej të ishte programi? Më falni për fjalët por do të huazoja një fjalë të Dritëro Agollit, Patriarkut të Partisë Socialiste kur e pyetën për një gjë të ngjajshme, ai tha: “Është ajo që kanë njerëzit midis këmbëve”.Ajo pjesa e programit midis fjalimit dhe fotove tregon veç të tjera se sa profamë është ky zotëria.Të vetmen përpjekje serioze që kanë bërë ata që kanë shkruajtur ato faqe, i kanë bërë për të kopjuar një sërë ligjesh, veprash të realizuara nga qeveria Berisha, për t’i paraqitur si premtime të qeverisë së tyre.Dje dhe sot, ministrat e qeverisë Berisha ju renditën me dhjetra prej tyre.Kur znj. Bregu ju tregoi dje se gjithë programi i Partisë Socialiste për integrimin, nuk ishte gjë tjetër veccse plagjiaturë, apo praktika banale të përditshme të administratës së sotme, z.Rama e pa pak me inat z. Bushati, gjë që linte të kuptohej se Ditmiri as z. Rama nuk i kishte treguar se ato që kishte shkruar i kishte të kopjuara.Në fakt z. Rama nuk kishte si të mos mërzitej sepse ai pret që me këtë qeveri të mos jenë 2 në histori, kështu është shprehur vetë.Ai dhe vetëm ai, sepse siç thamë, ai është koka. Po pse dhe si do të hyjë në histori z. Rama? Ata që e kanë njohur nga afër e sidomos ata që i kanë ndejtur afër gjatë kohës së opozitës e dinë që z. Rama ka një kompleks të madh inferioriteti ndaj z. Berisha. Me siguri tani do të qeshë. Ëndërron që të bëhet sadopak si z. Berisha, por për fatin e tij të keq, sado të qëndrojë në politikë e sado i gjatë që të jetë Berishës nuk do t’i vijë dot kurrë, as deri tek mesi.Berisha firmosi përmbysjen e diktaturës në Shqipëri, Berisha firmosi anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës, Berisha firmosi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, Berisha firmosi lëvizjen e lirë të shqiptarëve, Berisha ka firmën e tij në Rrugën e Kombit dhe mjaft vepra të tjera në Shqipëri.Ti zotëri, shumë, shumë, do e kesh firmën tek ndonjë pallat i Koços apo të ndonjë tjetri. Sepse ti vetëm atë di të bësh, ti as nuk e ke idenë ccdo të thotë të qeverisës një vend, ajo që ti dio të bësh mirë, është që të prishësh kioska dhe të ngresh pallate. I prishe kioskën Fidelit tek Parku Rinia sepse gjoja ishe i shqetësuar për gjelbërimin dhe ja dhe të bëjë 2 kulla betoni në një park tjetër vetëm disa qindra metra më larg. Të njëjtën gjë ke filluar të bësh pa u bërë ende kryeministër edhe në Vlorë. Gjoja i shqetësuar për bregdetin. Tani u shqetësua për bregdetin. Të gjithë ata kryetarë bashkisë që janë aty, janë të gjithë të Partisë Socialiste. Por, tani ka mundësinë ta shfrytëzojë për vete bregdetin. Dhe ato që po prish, kioska-bregdet, po i prish jo se është i shqetësuar për bregdetin, por sepse duhet t’i hapë rrugën Koccove për të ndërtuar kullat e tyre të betonit. Prishja Koços pallatin në Himarë, prishja edhe Gjushit në Durrës, nuk ja prish dot. Sigurisht që nuk e bën. Siç tha edhe z. Patozi dje, ti edhe qeverinë e ke bërë me kafe. Se vetëm kështu di të bësh. Ajo që ti ke përcaktuar, është se sa është ccmimi i metrit katror për kat, i kësaj qeverie.Tre dosje korrupsioni t’i dërguan ministrat socialistë në prokurori kur punoje me ta. Me dhjetra janë denoncimet për aferat e tua korruptive gjatë kohës që drejtove Bashkinë. Edhe në atë kohë, as socialisti më i devotshëm nuk thonte dot që Rama nuk vjedh, por thoshte: “Vjedh, por bën edhe punë ama”! Skandalet e Ramës në Bashki i njohin të gjithë dhe nuk kam ndërmend t’i përsëris. Megjithatë, ai sot ka marrë votat e atyre 1 milionë shqiptarëve dhe është ulur në atë karrigen aty, është ngrehur ne karrigen e kryeministrit dhe ne jemi të detyruar ta pranojmë. Ne nuk mund as ta kritikojmë sot, si kryeministër sepse ende nuk është futur në zyrë, por perspektiva për fat të keq është e zezë.Një koleg i nderuar dje këtu, gjithmonë sepse mendon për të mirën e Partisë Socialiste, bëri një parashikim edhe për qeverinë e tij, ku sigurisht, prapë fajin do e kishte Berisha. “Nëse Rama përfundon si Papandreu”, tha, ‘kjo do të vijë sepse Berisha i la një vend të shkatërruar”. Pra, nesër , ta dinë gjithë ata, kur kjo qeveri të rrënojë Shqipërinë, se prapë fajin e ka Berisha. Megjithatë, kjo alibi ogurzezë, ka kohë që përmendet edhe nga vetë Rama. Si duket edhe ai vetë e di se së shpejti do të justifikohet përpara shqiptarëve, për atë ku pritet ta çojë këtë vend. Por, është një përpjekje e dëshpëruar, përpjekje për të mos patur fatin e Papandreut. Megjithatë Rama do të dështonte edhe në kushte të tjera më të favorshme për të, edhe sikur vërtetë të kishte një program. Edhe sikur vërtetë të mendonte se mund të qeveriste. Por Rama nuk mund të bëjë gjë, as për krimin, as për ekonominë dhe as për një fushë tjetër. Rama nuk mund ta luftojë krimin, sepse për fat të keq është jo vetëm i lidhur me të, por i lidhur në mënyrën më të keqe. Do ishte mbase gjysma e së keqes, sikur të ishte Rama që e kontrollonte krimin për interesat e tij. Por e keqja absolute e kësaj është se krimi, kontrollon Ramën për interesat e tij. Prandaj vendosen ministra si ai atje, që të vetmin premtim serioz që ka bërë në fushatë ja premtoi ca hajdutë ordinerë që u premtoi se do i bëntë shefa komisariati. Në shëndetësi, ku njerëzit presin sipas premtimeve, shërbime dhe ilaçe falas, vuri një ministër që pa u bërë ende deputet, abuzonte me ligjin dhe me fondet shtetërore. Imagjinoni sa të rëndë do e ketë dorën, tani që është ministër. Prandaj edhe qesh kur i thotë Rama, dhe hesht kur i thotë Rama sepse mendon ato që do bëjë pas. Ministër të Jashtëm vuri atë që nuk la gjë pa bërë për të penguar integrimin e Shqipërisë. Tek financat, një fosil të Ramiz Alisë, i vetmi që dje e theu heshtjen e urdhëruar nga Rama, kur u pyet nga z.Berisha se ku do t’i gjente paratë si Ministër i Financave. U përgjigj si specialist i vërtetë, do t’ja marrim hajdutëve, tha. E kështu me rradhë...Mesa duket nga nesër, zonja dhe zotërinj deputetë, nuk fillon rrumpalla sicc ka qejf t’i thotë vazhdimisht zotëria, nga nesër fillon, “Rampalla”.Fatkeqësisht këtë do ta vuajnë shqiptarë dhe ato 1 milionë që Rama ka qejf ti shohë si shpulla për opozitën, mbase nuk do të jenë as shpulla as grushta, por kam frikë se ajo gruaja e parë që vajti tek zyra e Ramës, sot ka hedhur edhe pështymën e parë.Ishalla në atë pështymë nuk mbytet edhe Ramëpandreu ynë!”Gramoz Ruçi: Opozita diskutoi 16 orë, ne para 8 vjetësh na la vetëm gjysëm ore kohë
Ndërsa Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i cili ka marrë fjalën më pas, i ka kujtuar opozitës, mënyrën sesi e diskutoi ajo programin e saj 8 vjet më parë dhe sa hapësirë i dha opozitës në kohë."Ju kujtoj se në 2005-ën, seanca është hapur në orën 18:00 me paraqitjen e Programit. Na latë vetëm gjysëm ore për të bërë pyetjet; vetëm një orë kohë, kabinetit qeveritar për të kthyer përgjigjet dhe menjëhërë në orën 20:00 keni nisur debatin deri në orën 1.00. Të nesërmen bëtë pushim dreke, e hapët seancën në orën 14:00. Në orën 21:00 keni bërë votëbesimin, kurse ne ju dëgjuam 16 orë me qetësi. Kjo ishte e vërteta e parë.E dyta ishte seanca e paraqitjes së Programit nga ana e Ramës. Si nuk duruat tetë minuta pasi e kërkuat tetë vjet?! Çfarë u tha? E Rama nuk tha asnjëhërë “unë” por “mazhoranca ime” në fjalën e tij', u shpreh Gramoz Ruçi.Dhe në fund përpara deputetëve ka folur kryeministri Edi Rama i cili e ka fjalën e tij duke falenderuar kryetarin e kuvendit, Ilir Meta, për për paanësinë dhe durimin në këtë seancë të gjatë. Rama ka falenderuar gjithashtu edhe të gjithë kolegët e tij deputetë që folën.
Ndërkohë pas këtij reagimi është kërkuar nga kryetari i parlamentit që të mbahet qetësi, pasi kjo ishte thjesht një shaka.“Ishte shaka zoti Paloka. Ju lutem qetësi.”, tha Meta."E habitshme! Po ju jap një provë që nuk jam unë pre e paaftësisë për të dëgjuar, por jeni ju përfaqësuesit e PD-së pre e paaftësisë për të bashkëjetuar me kundërshtarët dhe t’i konsideroni ata si armiq! Përshëndes për këtë atë që tha deputeti Dashamir Shehi!I nderuar z.Shehi! Unë jam dakord me ju që reforma territoriale është jetike për vendin, qysh prej një dekade, por për arsyet e mosarsyet e PD-së, ky plan që s’u miratua dhe as u propozua, "bujrum", z.Shehi, ne e duam këtë reformë të shtetit. Ne e dimë që kjo kërkon një shumicë kushtetuese, prandaj jeni i mirëpritur në Qeveri për diskutimin paraprak të kësaj reforme, ashtu siç janë të mirëpritur të gjithë deputetët e opozitës për këtë reformë. Doni të bashkohemi për reformën e pronave? Bujrum në tryezë t’i diskutojmë bashkë. Nuk ka pasur kurrë gjithpërfshirje të parlamentit për zgjidhjen e pronës.", u shpreh kryeministri Rama.

Ndërsa Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i cili ka marrë fjalën më pas, i ka kujtuar opozitës, mënyrën sesi e diskutoi ajo programin e saj 8 vjet më parë dhe sa hapësirë i dha opozitës në kohë."Ju kujtoj se në 2005-ën, seanca është hapur në orën 18:00 me paraqitjen e Programit. Na latë vetëm gjysëm ore për të bërë pyetjet; vetëm një orë kohë, kabinetit qeveritar për të kthyer përgjigjet dhe menjëhërë në orën 20:00 keni nisur debatin deri në orën 1.00. Të nesërmen bëtë pushim dreke, e hapët seancën në orën 14:00. Në orën 21:00 keni bërë votëbesimin, kurse ne ju dëgjuam 16 orë me qetësi. Kjo ishte e vërteta e parë.E dyta ishte seanca e paraqitjes së Programit nga ana e Ramës. Si nuk duruat tetë minuta pasi e kërkuat tetë vjet?! Çfarë u tha? E Rama nuk tha asnjëhërë “unë” por “mazhoranca ime” në fjalën e tij', u shpreh Gramoz Ruçi.Dhe në fund përpara deputetëve ka folur kryeministri Edi Rama i cili e ka fjalën e tij duke falenderuar kryetarin e kuvendit, Ilir Meta, për për paanësinë dhe durimin në këtë seancë të gjatë. Rama ka falenderuar gjithashtu edhe të gjithë kolegët e tij deputetë që folën.Edi Rama: Ushtrova dhunë? Nuk keni parë gjë akoma