Mhill Fufi merr mandatin e deputetit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot mandatin, deputetit të PD-së për qarkun e Lezhës Mhill Fufi.Kjo ka ardhur pasi deputeti i PD-së Vasil Bicaj, i cili fitoi mandatin e katërt në qarkun e Lezhës, ka dhënë dorëheqjen në Parlament pa e filluar fare detyrën.Sipas ligjit, pas refuzimit të mandatit të njërit prej deputetëve, mandati i kalon pasardhësit të listës shumemërore të paraqitura nga ana e subjektit politik fitues apo e koalicionit fitues që në këtë rast është Mhill Fufi.