Burgaj “refuzon” dorëheqjen, Ministri Tahiri vë në provë Policinë e Shtetit

Situata e rënduar kriminale në vend ka bërë që Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të thërrasë në një takim krerët e policisë së shtetit.Në fjalën e tij, ministri Tahiri theksoi se situata e rendit publik është shumë shumë larg në atë qenit alarmante por pa ekzagjerim është emergjencë kombëtare."Tranzicioni i pushtetit mbaroi dhe bashkë me të ka mbaruar dhe hutimi kolektiv për të bërë punën. Dhuna po shkund themelet e shoqërisë dhe armët po flasin më shumë se fjalët. Përgjegjësia duhet gjetur tek vullneti politik por po njëlloj përgjegjësie është brenda kësaj salle dhe brenda rradhëve të Policisë së Shtetit. Megjithatë kjo nuk është koha për përgjegjësitë dhe unë jam këtu që të ngremë në këmbë policinë për të vendosur sigurinë" tha Tahiri.Tahiri: Mbështetje për drejtuesit e përkushtuarAi ka garantuar mbështetje pa kursim për drejtuesit e përkushtuar të Policisë së Shtetit ndërsa theksoi se nuk do të ekzistojnë më të paprekshmit. Sipas tij, një gjë e tillë nuk do të tolerohet e nuk do të funksionojë pasi ligji është një për të gjithë.“Ne do mbështesim të gjithë drejtuesit e përkushtuar të Policisë së Shtetit si dhe të gjithë ata që detyrën e justifikojnë me punë. Pres maksimumin tuaj, pa orar, pa kursim, pa kompromis. Presim që qytetarët të mos jenë të dobët e të pasiguritë. Askush prej punonjësve prej përmbushjes së detyrës nuk do të pengohet të bëjë detyrën në shërbim të ligjit. Që sot do të shembim murin e pandëshkueshmërisë, askush nuk ka imunitet nga ligji. Policia e Shtetit nuk ka asnjë imunitet tjetër përveç ligjit” tha Tahiri.Tahiri: Të rikthejmë besimin tek publikuMinistri Tahiri theksoi se një prej sfidave të policisë së shtetit është rikthimi I besimit tek publiku duke kërkuar të të rishikohen denoncimet e qytetarëve për ngjarje të ndryshme.Sfida jonë është të rikthejmë besimin tek publiku. Pres të rishikoni urgjentisht strukturën e marrjes së denoncimeve. Të mos ndodhë më që qytetarit të marrë në telefon apo të bëjnë denoncim e të kthehen mbrapsht. Nuk ka kohë për këto gjëra. Merrni masa të rregulloni këtë marrëdhënie, punë më të madhe se ajo me qytetarin nuk ka”, tha Tahiri.Ministri i Brendshëm ka deklaruar se puna me dy standarde e policisë nuk do të tolerohet më, duke kërkuar korrektesë nga punonjësit e policisë rrugore.Tahiri ka theksuar gjithashtu se duke filluar nga ai i pari e deri tek çdo polic sot janë në testin përballë qytetarëve.“Nga sot unë i pari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe çdo polic këtu, jemi në provë para publikut për të zbatur ligjin dhe për t`i rikthyer qytetarëve rendin dhe qetësinë” përfundoi Tahiri.Ndërkohë, ditën e djeshme, vetëm pak orë pasi kishte marrë detyrën, ministri Tahiri zhvilloi edhe një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.Kohët e fundit në vend kanë ndodhur dhjetëra ngjarje kriminale, me pasoja të rënda.