Rama merr “bekimin” e Presidentit: Puna, fjala e qeverisë së re PS-LSI

Pas votimit në Parlament, me  82 vota pro dhe 55 vota kundër, kabineti i ri i qeverisë “Rama”, është betuar pasditen e sotme, në orën 18:00, përpara Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.Që të gjithë ministrat e rinj, kanë firmosur para presidentit aktin e betimit, ku ata premtojnë qeverisjen e vendit në interes të tij dhe popullit shqiptar.Pas betimit, kabineti qeveritar, është drejtuar në këmbë drejt godinës së kryeministrisë, ku do të mbahet edhe mbledhja e parë zyrtare e qeverisë së re e cila do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama.Përpara godinës së kryeministrisë, kryeministri i sapo betuar, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim të shkurtër përpara mediave dhe të gjithë të pranishmëve, të cilët kishin dalë në sheshin para kryeministrisë për të festuar.Rama: Zyra do të jenë tonat, pushteti do të jetë i juaji“Shumë mirënjohje për ata 1 milionë shqiptarë që votuan “Aleancën për Shqipërinë Europiane” por edhe shumë respekt për ata që nuk e votuan. Qeveria e re është qeveria e gjithë shqiptarëve dhe do qeverisë për të gjithë shqiptarët. Ne jemi zgjedhur për të bashkuar dhe jo për të ndarrë, prandaj ne do të bashkojmë dhe nuk do të ndajmë. Ne jemi zgjedhur për të shërbyer dhe jo për të rrëmbyer, prandaj ne do të shërbejmë dhe do të jemi të gatshëm për ju.Ne jemi votuar për ti dhënë Shqipërisë energjitë që të ecë më shpejtë, për një rilindje dhe të mos humbasë ëndrrën drejt Integrimit Europian. Ne u themi se rilindja që duam nuk mund të vijë brenda natës, prandaj kemi nevojë për të gjithë ju.Këtu mbaron koha e fjalëve në opozitë dhe fillonë koha e punëve në qeveri. Këto zyra ku ne do të punojmë do të jenë tonat, por pushteti do të jetë i juaji.Ëndrra ka filluar në Dhjetor 1990 me thirrjen, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, dhe ne jemi këtu që ta bëjmë këtë thirrje më të gjallë dhe më të fuqishme se asnjëherë”, u shpreh kryeministri Edi Rama.Ministrat e Kabinetit “Rama”, të cilët u betuan përpara presidentit Nishani:1. Edi Rama, Kryeministër2. Niko Peleshi, zëvendëskryeministër3. Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme4. Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes5. Saimir Tahiri, ministër i Punëve të Brendshme6. Klajda Gjosha, ministre e Integrimit Evropian7. Shkëlqim Cani, ministër i Financave8. Edmond Haxhinasto, ministër i Transportit dhe Infrastrukturës9. Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit10. Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes11. Lindita Nikolli, ministre e Arsimit dhe Sportit12. Nasip Naço, ministër i Drejtësisë13. Mirela Kumbaro Furxhi, ministre e Kulturës14. Erion Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë15. Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Industrisë16. Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave17. Ilir Beqja, ministër i Shëndetësisë18. Lefter Koka, ministër i Mjedisit19. Milena Harito, ministre Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike20. Bledi Çuçi, ministër Shteti për Çështjet Vendore21. Ilirjan Celibashi, ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin